Historia e tyre e dashurisë zgjat më shumë se 24 vjet dhe ata janë një nga çiftet më harmonikë në botë.
Kur bëhet fjalë për një dhuratë origjinale për bashkëshortin e saj për Krishtlindje, Victoria Beckham është padyshim fituese, sepse dashurisë së saj David Beckham, besoni apo jo, i dhuroi një kotec pulash dhe disa pula.
Përveçse zotëron kosheret e tij, bletët dhe mjaltin, David Beckham tani mund të mburret me shtëpinë e tij të pulave.
Futbollisti i njohur ka marrë një dhuratë të mrekullueshme nga bashkëshortja e tij që sigurisht nuk e ka pritur dhe videon e tij duke ushqyer kafshët e reja është publikuar nga Victoria në Instagram dhe ka shkaktuar reagime të mëdha.
“Çfarë t’i dhurosh Davidit për Krishtlindje?” – bëri shaka Victoria në përshkrim, më pas shtoi një emoticon pule.
Komentuesit e kanë lavdëruar se ka një sens të shkëlqyeshëm humori dhe se ka nisur një trend të ri të dhuratave./Katror.info