Marka Nothing Phone është më e njohur për themeluesin e saj Carl Pei, i cili gjithashtu mori pjesë në themelimin e OnePlus-it popullor.
Deri më tani janë prezantuar dy telefona Nothing dhe thjesht quhen Nothing Phone 1 dhe Nothing Phone 2. Për modelin e dytë që u shfaq në mesin e këtij viti, Pei tha se në fakt është një alternativë për iPhone.
Derisa janë duke përgatitur modelin e tretë nga kjo seri për mesin e vitit të ardhshëm, kompania po përgatit edhe një version më të lirë të modelit 2 – Nothing Phone 2a.
Zyrtarisht, nuk ka shumë informacione për këtë telefon, por falë Platformës X, ne mësuam se çfarë mund të presim nga kjo pajisje, e cila pritet të kushtojë rreth 400 dollarë.
Telefoni do të ketë një ekran diagonal 6.7 inç me shpejtësi të rifreskimit 120 HZ dhe do të fuqizohet nga Dimensity 7200, me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse, me faktin se mund të presim versione me më shumë memorie.
Në anën e pasme duhet të ketë dy kamera 50MP, ndërsa në pjesën e përparme një kamerë selfie 16MP. Telefoni do të dërgohet me Nothing OS, versioni 2.5 i cili bazohet në Android 14.
Telefoni që ka “rrjedhur” në rrjetet sociale dyshohet se është një mostër për testimin e procesit të prodhimit dhe pak prej tyre prodhohen. Se çfarë saktësisht ka përgatitur kjo kompani, duhet ta zbulojmë më së voni në fund të shkurtit 2024./Katror.info