Distria Krasniqi ka siguruar medaljen në Grand Slamin e Bakusë në Azerbajxhan, pasi është kualifikuar në finale të garës.
Krasniqi mposhti në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.
Krasniqi fitoi në kohën shtesë pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tri shido për pasivitet.
Në këtë Grand Slam po paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.
Krasniqi si bartëse e garës, shënoi dy fitore për të shkuar në gjysmëfinale.
Mposhti brazilianen Jessica Pereira me uazari, ndërsa triumfoi në çerekfinale ndaj marokenes Soumiya Iraoui.
27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë./Katror.info