Rita Ora ka befasuar me reagimin, kur në një nga emisionet ku ishte e ftuar, është shfaqur fotografia e Dua Lipës.
Ka pasur raportime se mes tyre ka hatërmbetje dhe nuk flasin me njëra-tjetrën.
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar në emisionin e njohur të Andy Cohen “Whatch What Happens Live” , bashkë me Dj e njohur, Diplo.
Në një pjesë të emisionit, dyshes u janë vendosur fotografi të personazheve të ndryshme, dhe u është kërkuar që t’i përshkruajnë me një fjalë.
- ADVERTISEMENT -
Aty është shfaqur edhe fotografia e këngëtares tjetër kosovare me famë botëore, Dua Lipës, për të cilën Rita pati reagim pozitiv duke e përshkruar Duan si “e bukur” dhe “Shqiptare”./Katror.info