katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    13 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” – kënga me mesazhin që i mbijeton kohës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” – kënga me mesazhin që i mbijeton kohës

Last updated: 20/03/2025 9:56 PM
171 Shikime
Shpërndaje
Foto: Nacionale
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” – kënga me mesazhin që i mbijeton kohës

Në Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, Xheladin Ujkani, dentist i fëmijëve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, iu bën thirrje institucioneve qendrore e lokale për investime nё edukim dhe promovim tё shëndetit tё dhëmbëve tek fëmijët.

Ky është viti i trembëdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

“Sot janё bёrё 10 vite nga promovimi i kёngёs “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Muzika ka qenë në autorësi të këngëtares Rona Nishliu, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli–Jahmurataj dhe Abdurrahman Llumnica, ndërsa ёshtё kënduar nga 10 nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës: Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi dhe Art Sadiku,” thuhet në njoftim.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Ujkani shprehet se nga hulumtimet e pesё viteve të fundit, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nё mesatare, nga hulumtimet e vitit 2023, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet. Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5-14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur,” shprehet Ujkani.

Foto: Telegrafi

“Nga hulumtimet tona tё bёra nё fillim tё vitit 2020, mosha mesatare e fëmijëve që kanё vizituar për herë të parë dentistin ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve është mbi dhjetë dhëmbë të prishur, ndёrsa fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kёtё vit, pra nё vitin 2023, gjendja ёshtё pёrkeqёsuar,” thotё Ujkani.

Sipas tij, shumica e kёtyre fёmijёve kanё zhvillim tё dobёt tё nofullave, kafshim jo korrekt-tё gabuar e tё cilat janё pasojё e shprehive tё dёmshme orale, si frymëmarrja me gojё, pozicioni i ulët i gjuhёs, gëlltitja e gabuar si dhe mosfunksionimi i muskujve brenda gojёs, probleme tё cilat mund dhe duhet tё korrigjohen nё mosha tё hershme.

Çka është kёrkuar gjatё kёtyre pesё viteve tё fundit?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atëherë kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës trevjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014.

“Është viti i pestё me radhё qё ne kёrkojmё fillimin e zbatimit tё Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, mirëpo siç duket, fatkeqësisht, edhe tek Qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk ka gatishmëri e vullnet për zbatimin e këtij ligji,” tha Ujkani.

Po ashtu, sipas Ujkanit, nga Ministria e Arsimit, është kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

Ai tha se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh herë edhe nxjerrjen e parakohshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Telegrafi

Ujkani thotё se nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë kripë, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara. Ai tha se paralelisht me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm.

“Modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qendrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveç kryeqytetit, edhe për qytetet tjera. Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna. Kjo tashmё ka filluar tё realizohet nё pesё institucione te arsimit fillor nё Prishtinё dhe ne e mirёpresim.”

Ai ka edhe porosi për prindërit që krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë kripë, sheqer e pijet e gazuara, t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siç janë edhe vizitat tek pediatri./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:dhembdhemb te shendosh femije te lumturdita nderkombetareFemijetkampanjaKujdesioralpromovimi i kengesshendeti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Coventry, presidente e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
Artikulli i ardhshëm Një norvegjez ka paraqitur një ankesë ndaj ChatGPT për informacion të rremë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?