Një djathë Cabrales i pjekur në një shpellë për 10 muaj, mori notat më të larta në një konkurs në Spanjë dhe fitoi një rekord botëror Guinness kur u shit në ankand për 42,232 dollarë.
Djathi, i krijuar nga fabrika e djathit Ángel Díaz Herrero, u shit nga Këshilli Rregullator DOP Cabrales në Asturias, Spanjë, dhe u ble nga restoranti El Llagar de Colloto.
Rekordet botërore Guinness e shpallën delikatesën e qumështit, si djathin më të shtrenjtë të shitur në ankand, transmeton Telegrafi.
Djathi doli në ankand pasi Këshilli Rregullator DOP Cabrales e quajti atë “Mejor Queso del Certamen” ose “Djathi më i Mirë i Konkursit”.
Djathi i shtrenjtë, me peshë 2 kilogramë, u bë me qumësht lope dhe u ‘plak’ për 10 muaj në shpellën Los Mazos, e cila është gati 5,000 metra mbi nivelin e detit. /Katror.info