Reperi kanadez Drake ndaloi një koncert në Toronto për të dërguar një porosi të rëndësishëm për adhuruesit në audiencë. Gjegjësisht, gjatë koncertit, reperi ka vënë re disa mbishkrime që adhuruesit i mbanin në duar, ndaj vendosi t’ua plotësonte dëshirat.
“Pashë dikë duke mbajtur një shenjë “Ma paguaj shkollimin”. Le ta gjejë dikush këtë person. Ja si do të ja bëjmë. Do të paguajmë tarifat tuaja të shkollimit”, tha Drake dhe shtoi se do të gjejnë edhe pese persona tjerë në publik, të cilët kanë nevojë për ndihmë për tu shkolluare.
“Së dyti, pashë një vajzë me një shenjë: “Sapo mora vesh se kam sklerozë të shumëfishtë. A do të më ndihmoni?”, tha ai, dhe më pas shpjegoi se si shoku i tij Noah Shebib, 40 vjeç, gjithashtu lufton me sëmundjen dhe se ai do t’i lidhte për të folur.
“Do të bëj çdo gjë që të të jap ndihmën më të mirë në botë. E ke fjalën time”, i tha reperi vajzës dhe shtoi se ajo mund të vijë në koncertin e tij mbrëmjen e ardhshme.
Kujtojmë se reperi 36-vjeçar së fundmi ka bërë të ditur se po pushon nga muzika pas turneut për t’u fokusuar tek shëndeti dhe se me siguri nuk do të merret me muzikë për një kohë, shkruan Katror.info.
“Do të jem i sinqertë, duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash. Asgjë e çmendur, por thjesht dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë”, tha ai, duke shpjeguar se ka vite që ka probleme me stomakun dhe tani është koha e duhur për ta zgjidhur këtë problem./Katror.info