Kupa e Botës vazhdon sot me disa ndeshje interesante. Në fushë do të zbresin kombëtare të mëdha si Spanja, Gjermania, Kroacia e Belgjika.
Me fillim nga ora 11:00, Maroku përballet me Kroacinë, ndeshje kjo që vlen për grupin F.
Më pas në ora 14:00, Gjermania përballet me Japoninë në grupin E, kurse poashtu Spanja me Kosta Rikën ndeshen në ora 17:00 brenda këtij grupi.

Në mbrëmje, Belgjika dhe Kanada e mbyllin një ditë me 4 ndeshje në Katar, me takimin që luhet nga ora 20:00.
Pas fitores historike kundër Argjentinës, sot ditë feste në Arabinë Saudite
Dita e sotme do të jetë një festë kombëtare në Arabinë Saudite, pasi shkaktoi një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, pasditen e së martës.
Tifozët në mbarë botën nuk mund ta besonin atë që po ndodhte në lojën e parë të ditës në Kupën e Botës, pasi Argjentina u mund në ndeshjen e saj të parë në grup.
Nuk kishte dyshime se Arabia Saudite e meritonte fitoren e saj, me dy gola të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke përfshirë atë të Salem Aldawsarit.
Mbreti i Arabisë Saudite Salman ka shpallur një festë publike në vendin e Lindjes së Mesme për të festuar fitoren historike ndaj dy herë kampionëve të botës. Pushimi vlen për