Sot kemi vendosë me shku me pak R&B, Pop dhe Rap.
- “Crazy in Love” është kangë e këngëtares amerikane Beyoncé, që përmban një varg rap nga bashkëshorti i saj Jay-Z nga albumi i saj i parë solo në studio Dangerously in Love (2003).
- Kanga u incizua në mars të 2003, ndërsa u publikua më 14 maj 2003.
- Dy artistët e kanë shkruar dhe kompozuar kangën në bashkëpunim me Rich Harrison dhe Eugene Record.
- “Crazy in Love” fitoi shumë vëmendje dhe arriti numrin një në Billboard Hot 100.
Me tërë këtë sukses kanga preku majat edhe në vende tjera të botës, përpos në Amerikë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Beyoncé u bë artistja e tretë femër që kryesoi në të njëjtën kohë listat e kangëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe listat e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanga po ashtu u certifikua e artë nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) në vitin 2004, ndërsa mastertone i saj u certifikua gjithashtu i artë dy vjet më vonë. “Crazy in Love” ishte hiti i katërt më i madh i vitit 2003 në Shtetet e Bashkuara. Deri më 6 tetor 2010, “Crazy in Love” shiti 47,000 kopje në Shtetet e Bashkuara.
Përpos ranglistave muzikore nëpër botë, kanga u vlerësua edhe në akademi të industrisë së muzikës.
- Në çmimet e 46-të të Grammy (2004), “Crazy in Love” fitoi çmimet Grammy për kangën më të mirë R&B dhe bashkëpunimin më të mirë Rap/Sung.
Videoklipi i kangës paraqet Beyoncé në sekuenca të ndryshme kërcimi. Vetëm videoklipi fitoi tre çmime në MTV Video Music Awards 2003, dhe regjisori i tij, Jake Nava, fitoi çmimin e Shoqatës Music Video Production për Videon më të Mirë R&B në 2004.
Për revistën kritike të muzikës, Rolling Stone, kanga u vlerësua me vendin e 16-të në listën e 500 kangëve më të mira të të gjitha kohërave në vitin 2021, dhe në vitin 2018 e shpalli si kangën më të famshme shekullit të 21-të deri më tani.
Kanga sot në Youtube numëron hiç më pak se 651,452,154 shikime.
Deri nesër, just be deeply and crazy in love 🙂 /Katror.info