Pronari i Twitter, Elon Musk ka konfirmuar planet dhe spekulimet se rrjeti i njohur social do të ndryshojë emrin e tij.
Nën postimin në Twitter të Daily News, në një koment mbi lajmin se shkronja “X” mund të zëvendësojë emrin aktual të rrjetit social, si dhe logon e zogut të kaltër, ai shkroi shkurt: “E vërtetë”, shkruan Katror.info.
NEWS: Twitter may be rebranded to a different name in the future, Elon has hinted.
He says compared to old Twitter, the X platform will have a much wider variety of long text, video, messaging, and financial services. Elon: “'Twitter' is, I think, the wrong branding for that”. pic.twitter.com/xsTvzp0LtE— T(w)itter Daily News (@TitterDaily) June 1, 2023
Musk ka lënë të kuptohet edhe më parë se Twitter mund të ndryshojë markën dhe emrin e tij në të ardhmen.
Gjithashtu, ai theksoi se platforma e re “X” do të ketë shumë më tepër zgjedhje kur publikon përmbajtje më të gjata, video, mesazhe, si dhe funksione dhe shërbime të tjera. /Katror.info