Emocionet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, do të vazhdojnë sot me katër sfida tejet interesante.
Kjo ditë në Botërorin 2022, do të nis në orën 16:00, ku do të përballen Kanada-Maroku dhe Kroaci-Belgjikë, ndeshje këto që luhen në kuadër të xhiros së fundit të Grupit F.
Të dy sfidat janë vendimtare pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për skuadrat e këtij grupi përveç Kanadasë që tashmë është e eliminuar, e cila është e fundit pa asnjë pikë, derisa grupi kryesohet nga Kroacia që ka katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, kurse, Belgjika është e treta më tri pikë të tubuar.
Duele interesante dhe të paparashikuar do të luhen edhe në Grupin E, ku do të takohen Kosta Rika-Gjermania dhe Japoni-Spanjë, ndeshje që startojnë në orën 20:00.
Spanjës i kryen punë edhe barazimi pasi ka katër pikë, një më pak ka Japonia, aq sa ka edhe Kosta Rika, kurse, Gjermania opsion të vetëm ka fitoren kundër Kosta Rikës, si dhe të presë ‘kiksin’ e Japonisë në duel me Spanjën për të kaluar në rundin tjetër të garave në këtë Botëror.
Grupi E
20:00, Kosta Rika-Gjermania
20:00, Japoni-Spanjë
Grupi F
16:00, Kanada-Maroku
16:00, Kroaci-Belgjikë./Katror.info
