Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka përmbyllur turneun e “Future Nostalgia” në Tiranë.
Artistja shqiptare ka qenë e ftuar speciale për të performuar në Ditën e Flamurit, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 27-vjeçarja elektrizoi sheshin “Skëndërbej”, teksa mblodhi afro 200 mijë njerëz – pavarësisht motit e temperaturave të ulëta.
E impresionuar nga kjo shfaqje, Lipa ka ndarë disa momente të tjera në Instagram.
“Diçka për kujtimet. E pabesueshme se sa shumë njerëz ishin. Faleminderit Faleminderit. Histori”, tha ajo. Në mesin e këtyre imazheve, kishte edhe nga momenti kur mbajti konferencë për media.
E njëjta një ditë para koncertit gjithashtu mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë./Katror.info