Michelle Pfeiffer konsiderohej si një nga femrat më të bukura në botë, e cila edhe sot mund të mburret me këtë titull.
Aktorja e famshme hollivudiane është 65 vjeçe dhe nuk ka turp të tregojë sesi duket pa grim në fytyrë, gjë që shpesh shkakton admirim, si te brezat e vjetër ashtu edhe të rinj.
Është e rrallë ndër yjet më të mëdhenj që të mos i janë nënshtruar operacioneve plastike për të “ndalur” plakjen, por nuk ndodh kështu me yllin e filmit “Scarface”.

Aktorja bjonde i reziston lehtësisht tendencave për zbukurim, ndaj nuk përdor Photoshop apo aplikacione apo filtra të ndryshëm, për këtë arsye është ende në krye të listës së personaliteteve të preferuara të Hollivudit.
Ndonëse me postimin e fundit, në fakt ka dashur të ankohet për mavijosjen në sy që ka marrë teksa luante pingpong, ajo ka gëzuar adhuruesit me pamjen e saj krejtësisht natyrale, ndaj postimi është përcjellë me komplimente të shumta.
“Është e pamundur që ti të plakesh ndonjëherë. Ti je vërtet një grua e bukur dhe e mahnitshme. Më vjen mirë që ekziston në këtë botë”, “Ende e bukur”, janë vetëm disa nga komentet në postimin e saj. /Katror.info
Përgatiti:
