Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare, fituese e shumë çmimeve prestigjioze në fushën e muzikës lirike në botë, do të nderojë publikun e Gjakovës me një koncert me 15 nëntor, i cili pritet të mbetet në kujtesë.
Kjo ngjarje vjen në kuadër të edicionit të dytë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, që organizohet nga Fondacioni për Gjakovën.
Për qytetin dhe dashamirësit e artit, kjo është një mundësi unike për të përjetuar një mbrëmje të veçantë me muzikë të klasit botëror.
Fondacioni për Gjakovën ka bërë të ditur se të gjitha të hyrat nga biletat do të përdoren për promovimin e kulturës./Katror.info