Ylli i futbollist Cristiano Ronalo, tashmë ka bërë edhe debutimin zyrtare në fanellën e Al Nassr në Arabinë Saudite.
Kundër Al-Ettifaq ylli portugez 37-vjeçar ishte sërish në qendër të vëmendjes në Riad, pasi Ronaldo ka shkëlqyer me një dygolësh në ndeshjen e të gjithë yjeve ndaj PSG-së.
Tani, efekti CR7 ndihet tashmë edhe jashtë fushës, sidomos në shitjet në dyqanin zyrtar të Al Nassr.
Sipas ‘Marca’, 400 fanella shiten në ditë me vetëm numrin 7 dhe emrin Ronaldon në shpinë, shkruan Shqip.com.
Gazeta spanjolle shkruan, se nuk është çmimi i fanellave, të cilat shiten për 100 dollarë (rreth 92 euro)./Katror.info