WhatsApp, po punon që t’i lejojë përdoruesit të ndajnë fotot në cilësinë e tyre origjinale.
Për të ndihmuar në minimizimin e ngarkesës së serverit dhe për të kursyer hapësirë në telefon, WhatsApp i zvogëlon të gjitha fotot e shpërndara përmes tij.
Ndërsa, tani WhatsApp po punon për të mundësuar ndarjen e fotove në cilësinë e tyre origjinale pa asnjë komplikim.
Opsioni i ri do të bëjë të mundur dërgimin e fotove me rezolucion të lartë./Katror.info