Në Prishtinë u organizua një aktivitet solid, i cili kishte për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e një zone të gjelbruar.
Ky aktivitet u organizua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Giz Kosovo dhe Kryeqyteti Prishtina, për të përçuar mesazhin se mjedisin në të cilin jetojmë, duhet ta mbajmë të pastër.
“Së bashku bëmë një ndikim real, duke pastruar dhe rifreskuar një zonë të gjelbruar në Prishtinë.
Nga mbledhja e mbeturinave deri te mbjellja e pemëve të reja, përkushtimi juaj ndaj mjedisit tonë të përbashkët ishte vërtet frymëzues.

Le ta shtyjmë përpara këtë momentum pozitiv dhe të vazhdojmë të bëjmë zgjedhje të ndërgjegjshme për mjedisin në jetën tonë të përditshme,” thuhet në llogarinë në Facebook të Bashkimit Evropian në Kosovë. /Katror.info