Çika e Kosovës që na ka bo krenarë krejt shqiptarve nëpër botë qysh prej ditës së parë, DIVA e muzikës që kurrë nuk heziton me cekë edhe me u krenu me prejardhjen e saj e me i promovu vlerat shqiptare kudo që shkon, sonte do të ofrojë një SUPER spektakël në Tiranë, me rastin e shënimit të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë dhe pikërisht këtë datë për me përmbyll turneun e saj të suksesshëm botëror ‘Future Nostalgia’.

Hyrja ka me kon falas. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftu se Sheshi Skenderbej hapet qysh në orën 18:00, kurse koncerti fillon në orën 20:00.
Në prag të këtij koncerti, Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare në një ceremoni të veçantë të dielën.
Për yllin e muzikës botërore, ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.
“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin”, pohoi Dua.
Mos e hup këtë shancë me e knaq shpirtin me zanin dhe performancën e mrekullueshme të super yllit tonë. Shihemi te vendi! /Katror.info