Sot (11 tetor) ka filluar Festivali i Kafes dhe Çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Pas një pauze dy vjeçare, edicioni i 6-të i këtij festivali do të mbahet për tre ditë radhazi.
“Nga 11 tetor 2022 për tre ditë radhazi, brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe të huaj do të ekspozohen në Sheshin Zahir Pajaziti” kanë njoftuar organizatorët, duke shtuar se programi i pasur dhe ngjarjet tjera interesante kulturore do të krijojnë kushte ideale për një festival të paharrueshëm.
Të gjithë vizitorët pavarësisht moshës, mund ta vizitojnë festivalin dhe të shijojnë lloje të ndryshme të brendeve të kafes dhe çajit, çokollata të nxehta, akullore, biskota, në një ambient të shkëlqyeshëm dhe nën ritmin e muzikës së lehtë.
