Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, është realizuar një trajnim i specializuar për përdorimin efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19, me qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Katror.info.
Ky trajnim synon të përmirësojë aftësitë operative të ushtarëve dhe të rrisë gatishmërinë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.
Pjesëmarrësit kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike të Granatahedhësit MK-19, përdorimin e saj në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushën e betejës. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të ushtarëve dhe përgatitjen për misione të ardhshme./Katror.info