Nxënësit nga të gjitha shkollat e Tiranës kanë vrapuar sot në garën ‘Fun Run’ në bulevardin kryesor të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës përmes një postimi në faqen zyrtare, në Facebook, shkruan se gjithçka është gati për edicionin e shtatë të maratonës e cila do të mbahet nesër.
” Me qindra nxënës vrapuan sot në FUNRUN, nga të gjitha shkollat e Tiranës. Gati për nesër në edicionin e shtatë të Maratonës së Tiranës”, thuhet në postim.
Përgatiti:
