Dy mësimdhënësit e shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, Durije Zeneli Hyseni dhe Burim Berisha, me vetiniciativë kanë ngjyrosur muret e shkollës.
Objekti shkollor ka qenë i vizatuar dhe ngjyrosur nga lloj-lloj ngjyrash të cilat e kanë shëmtuar pamjen e këtij institucioni.
Mirëpo, Durije dhe Burim, me iniciativën vullnetare e kanë kthyer objektin në një pamje të këndshme dhe kreative për nxënësit e shkollës.
Ky objekt është vendi i edukimit të 2300 nxënësve të cilët tash e tujte do të mësohen me pamjen e re dhe tërheqëse të shkollës së tyre. /Katror.info