Google ka njoftuar përmirësime dhe veçori të reja për Google Fi Wireless.
Një nga ndryshimet kryesore është përditësimi i thirrjeve dhe mesazheve në web, me një ndërfaqe të re që mbështet plotësisht mesazhet RCS.
Kjo lejon përdoruesit të dërgojnë foto dhe video me cilësi të lartë në biseda, edhe kur telefoni i tyre nuk është pranë, shkruan AP.
Funksioni pritet të jetë i qasshëm në fillim të dhjetorit, pa kosto shtesë.

Nga mesi i nëntorit, Google Fi do të përdorë AI për të filtruar automatikisht zhurmat e padëshiruara dhe për të përmirësuar qartësinë e zërave në të dyja anët e thirrjes, madje edhe kur një pjesëmarrës përdor një telefon fikse ose një telefon të vjetër.
Filtrimi aplikohet automatikisht, por mund të çaktivizohet plotësisht.
Google Fi po zgjeron gjithashtu veçorinë Wi-Fi Auto Connect Plus, e cila lidh automatikisht telefonin me “rrjete Wi-Fi të sigurta dhe me cilësi të lartë”. /Katror.info