Sot nisin regjistrimet për pjesëmarrje në konkursin Konkursin Ndërkombëtar Foto&Reels Wanderlust in Albania.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi sot përmes rrjeteve sociale për këtë ngjarje të bukur prej së cilës do të shpallen disa çmime si:
Kontribues në promovimin e turizmit shqiptar
30 çmime për fotot e reels-at më të mirë
Ambasador në promovimin e turizmit shqiptar
Çmimi i publikut për foton dhe reels-in më të mirë.
Konkursi i drejtohet kujtdo që ka memorizuar në kamera bukuritë e Shqipërisë, në dy vitet e fundit. Pavarësisht nëse jeni apo jo profesionistë, pranohen foto e video reels në Konkursin Ndërkombëtar Foto&Reels Wanderlust in Albania, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Materialet fotografike apo video do të konkurojnë në 10 kategori, prej të cilave do të vlerësohen 300 fotografi të përzgjedhura dhe 100 reels-at më të mirë që do të promovojnë bukuritë shqiptare. Gjithashtu do të jepen 30 çmime speciale për kategori të ndryshme të konkurimit. Regjistrimet do të përfundojnë më datën 30 nëntor. /Katror.info
Përgatiti:
