“Kosovës së vogël i mungojnë plazhet mahnitëse të Shqipërisë dhe vendpushimet luksoze të Malit të Zi, por vendi më i ri i Evropës ka majat qiellore, fshat baritor dhe mikpritje që ta ngroh zemrën, një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe udhëtime me biçikletë.” Kështu shkruan Conde Nast Traveller, në një artikull ku e ka renditur Kosovën në top 10-shen e 24 vendeve për t’i vizituar në vitin 2024.
Naomi Tomky, fituese e çmimeve për shkrimet rreth e udhëtimeve e ushqimeve, shkruan ndër të tjera për qytetet karakteristike të Kosovës si: Peja e Gjakova, për pjesën e vjetër të saj.
“E vendosur në buzë të Grykës së Rugovës, Peja shërben si kamp bazë për aventurat e shumta të vendit në natyrë. Një shteg i ri i asfaltuar do të lidhë së shpejti shëtitoren e lumit Lumbardhi me Shtegun popullor të Shëndetit – fillimi i rrugës nga jug-perëndimi përmes Bjeshkëve të Nemuna. Dy rrugë shtesë të ardhshme lidhin shtigjet në malet e Rugovës me ujëvarën e Drinit të Bardhë dhe shpellën e Radacit. Resorti elegant dhe modern “Ujëvara e Drinit” është i ndarë në dhoma me pamje dhe darka me troftë të freskët. Alpinistët mund të pushojnë dhe t’i mbushin barqet e tyre të uritur më larg nga qyteti në bujtinat rurale si “Ariu” , ku në pjatat tradicionale kosovare përfshihet flija, e bërë me qumësht të prodhuar nga vendi”.
Ndërsa në listën e vendeve të tjera që duhet të vizitohen gjatë vitit që po vjen, CN Traveller i ka renditur: Greqinë, Grenlandën, Arabinë Saudite, Mbretërinë e Bashkuar, Shri Lankën, Australinë, Francën, Japoninë Madagaskarin e disa vende të tjera. /Katror.info