katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    7 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    21 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Histori interesante që fshihen pas 3 urave simbol në Evropë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Histori interesante që fshihen pas 3 urave simbol në Evropë

Last updated: 08/08/2024 5:17 PM
194 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Thrillophilia
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Histori interesante që fshihen pas 3 urave simbol në Evropë

Urat simbol dhe të bukura të Europës përfshijnë të gjitha stilet, format dhe madhësitë. Ato janë prej druri, guri, hekuri ose çeliku. Veprat e artit zbukurojnë disa prej tyre duke i ftuar vizitorët të shëtisin përgjatë lumit ndërsa shijojnë piktura dhe skulptura të nivelit botëror.

Contents
1. Ura e Kishës, Luzern, Zvicër2. Ura e Karlit, Pragë, Republika Çeke3. Ura e Vjetër, Heidelberg, Gjermani

Ndërsa arsyeja e ekzistencës së tyre është që të sigurojnë një rrugë kalimi mbi ujë, këto ura kanë gjithashtu një histori magjepsëse që fshihet pas tyre. Ato kanë qenë vendi i betejave, zjarreve, bombardimeve dhe restaurimeve. Historitë e disa urave europiane datojnë para shumë shekujsh.

1. Ura e Kishës, Luzern, Zvicër

FOTO: Tripoto

Kjo urë e bukur është një atraksion turistik. Ura e Kishës dhe kulla e saj janë simbole të Luzernës dhe të Zvicrës. E njohur gjithashtu si Kapellbrücke, ajo është ndërtuar në shekullin e 14-të dhe është ura më e vjetër prej druri në Europë.

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

E ndërtuar në qendër të qytetit, Ura diagonale e Kishës lidh brigjet veriore dhe jugore të lumit Reuss. Lule shumëngjyrëshe varen në anët e urës 700 metra të gjatë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ura e Kishës u përfshi nga një zjarr i madh në 1993. Vetëm kulla dhe skajet e urës shpëtuan. Populli zviceran, zemërthyer për shkatërrimin e thesarit të tyre kombëtar, mblodhi fonde dhe restauroi urën rreth një vit më vonë.

2. Ura e Karlit, Pragë, Republika Çeke

FOTO: Britannica

Ura e Karlit ka qenë e vetmja lidhje midis Qytetit të Vjetër të Pragës dhe Kështjellës që ndodhet në anën tjetër të lumit. Është ura më e vjetër mbi lumin Vltava në Pragë. Sot, Ura e Karlit është një prej pikave më të vizituara në Pragë, kjo edhe për pamjet e mrekullueshme të qytetit që të ofron në të dyja anët e saj. Kur përmbytjet dëmtuan urën origjinale shumë kohë më parë, një urë e re u ndërtua në 1402. Më vonë ajo mori emrin në nder të Karlit IV, i cili mbikëqyri ndërtimin e saj.

Historia e Urës së Karlit përfshin përmbytje të shpeshta e beteja, prerje kokash dhe shenjtorë të shumtë. Midis 1683 dhe 1928, 30 statuja shenjtorësh u ndërtuan për të dekoruar urën, më e famshmja prej të cilave është statuja e Shenjtit John Nepomuk. Disa nga statujat e para kanë humbur me kalimin e kohës.

Ato që shihni sot janë kopjet e tyre, origjinalet ndodhen në një muze aty afër. Më shumë se sa përmbytjet dhe betejat, ura ka “vuajtur nga trafiku i vazhdueshëm i karrocave me kuaj” (dhe më vonë tramvajet, autobusët dhe makinat). Pas një restaurimi shumë të nevojshëm në 1978, i gjithë qarkullimi i automjeteve u ndalua.

3. Ura e Vjetër, Heidelberg, Gjermani

FOTO: Heidelberg Marketing

E ndërtuar mbi lumin Neckar, ura me harqe është një nga shembujt e fundit të një ure klasike guri. Tetë urat e mëparshme mbi lumë, të gjitha të ndërtuara me dru, nuk i kanë rezistuar kohës. Kështu që në 1780, Princi Karl Theodor urdhëroi që të ndërtohej kjo urë e fortë.

Shumë ura në Gjermani u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore, por Ura e Vjetër mbeti e padëmtuar. Kjo ndoshta për shkak se Aleatët planifikuan të shpëtonin Heidelbergun për ta përdorur si një bazë të pasluftës./Katror.info

TAGGED:EvropëGjermaniHeidelbergLuzernPragëRepublika Çeketop4UdhëuraUra e KarlitUra e KishësUra e VjetërZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dieta që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave
Artikulli i ardhshëm Veshjet më të mira dhe momentet virale të Snoop Dogg në Lojërat Olimpike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?