Nga thjeshtësia e deri te kostumet e arta me shkëlqim, Snoop Dogg, ka qenë një hit në Lojërat Olimpike pasi u shfaq me një sërë veshjesh të bukura.
Reperi ishte një nga bartësit e fundit të pishtarit të flakës olimpike dhe po mbulon lojërat për rrjetin amerikan NBC – thuhet se po merr miliona në një përpjekje për të rritur shifrat e shikueshmërisë.
Disa momente të yllit të famshëm janë bërë virale në rrjetet sociale, përfshirë shikimin e tij të mprehtë e dhënien e komenteve epike.
Më poshtë ua sjellim disa momente të Snoop në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’: