Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar një deklaratë mbi rreziqet që lidhen me ndotjen e ajrit, duke vënë theks të veçantë tek ndikimi i saj në shëndetin e qytetarëve.
Sipas IKSHPK-së, ndotja e ajrit përbën një kërcënim serioz, veçanërisht për grupet e ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje të sistemit të frymëmarrjes.
Në komunikatën e tyre, IKSHPK ka shpjeguar pasojat shëndetësore që ndotja mund të shkaktojë, duke përfshirë efektet afatshkurtra, si irritimi i rrugëve të frymëmarrjes, dhe ato afatgjata, si rritja e rrezikut për sëmundje kronike të mushkërive dhe zemrës.
Për të minimizuar këto rreziqe, Instituti ka dhënë disa këshilla për qytetarët: kufizimin e daljes në ambiente të hapura kur ndotja është në nivele të larta, qëndrimin në ambiente të mbyllura sa më shumë të jetë e mundur dhe përdorimin e maskave mbrojtëse. /Katror.info
Përgatiti:
