Një gruaje nga Finlanda i pëlqen aq shumë të pastrojë sa që ka dhënë dorëheqje dhe tani udhëton nëpër botë duke pastruar shtëpitë falas për ata që kanë nevojë.
Auri Katariina ishte menaxhere e shërbimeve në një kompani pastrimi në Finlandë në vitin 2021 kur vendosi të jepte dorëheqje, shkruan Good News Network.
“Ëndrra imë është që të pastrojë falas gjithandej në botë dhe t’ju ndihmoj njerëzve duke bërë diçka që e dua,” thotë 29 vjeçarja, e cila është bërë hit në internet duke ndarë me fansat këshillat e pastrimit.
Videot e saj marrin milionë shikime dhe njerëzit filluan ta kërkonin ndihmën e saj dhe ajo tani pastron falas shtëpi nëpër botë.
“Jam pastruesja më e mirë në botë”, thotë ajo ndërkohë që tani më është edhe influencuese në rrjete sociale.
Ajo filloi ta pastronte një shtëpi në javë falas, duke ndihmuar personat që nuk mund ta përballojnë një pastruese profesioniste.
Ajo ka thënë se zakonisht njerëzit që ndihmon janë me probleme mendore.
“Sa më pistë, aq më mirë”, thotë ajo, ndërsa pastron shtëpitë e të tjerëve./Katror.info
Përgatiti:
