katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    16 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    17 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    18 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    39 minutes ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    17 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    18 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    19 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    21 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Java e Albanologjisë” bashkon në Prishtinë gati 100 studiues
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Java e Albanologjisë” bashkon në Prishtinë gati 100 studiues

Last updated: 09/09/2024 2:53 PM
233 Shikime
Shpërndaje
Foto: MKRS/Facebook

“Java e Albanologjisë” edhe sivjet pret të sjellë prurje të reja shkencore nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë, etnologjisë, e sesion i përbashkët do të jenë folkloristika e etnomuzikologjia. Si një prej konferencave shkencore, synohet pasurimi i fushave përkatëse që janë degë të Institutit Albanologjik të Prishtinës që e organizon ngjarjen. Sipas organizatorëve, në këtë edicionin të 15-tin, në pesë sesione do të paraqiten 92 studiues me punimet e tyre. 

Historiani Lulzim Lajçi, ushtrues detyre i drejtorit të IAP-it, ka thënë se sikurse edicionet e kaluara, pjesëmarrës do të jenë studiues nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan Koha.net.

“Në planifikimet që i bëjmë çdo vit, në janar e mbyllim çështjen e ‘Javës së Albanologjisë’ dhe hyjmë në planin e punës si aktiviteti më i rëndësishëm shkencor që e organizon Instituti. Është kulmi i ngjarjeve të tjera që i organizon Instituti, si tryeza a sesione. Është edhe një mini-jubile, është 15-vjetori i aktivitetit të ‘Javës së Albanologjisë’. Pos punonjësve të Institutit marrin pjesë edhe studiues që merren me fushën e albanologjisë, kryesisht të trevave shqiptare, por jo vetëm”, ka thënë Lajçi derisa ka theksuar rëndësinë e ngjarjes. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Pa dyshim rëndësia e kësaj konference, duke qenë aktivitet shkencor, kuptohet se nga kjo konferencë presim rezultate shkencore. Me kumtesat që do të prezantohen, do të trajtohen çështje të rëndësishme të gjuhës, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë shqiptare”, ka thënë ai. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sivjet secili sesion ka temën bosht për fushën përkatëse. 

“Tema bosht është më e rëndësishme para se të ndodhë aktiviteti, për shkak se nëse është e qëlluar me siguri se Java do të sjellë risi. Unë në histori mundohem të prek tema që nuk janë të trajtuara shumë dhe që kanë nevojë që me rezultate të reja të thuhet më ndryshe sesa është thënë. Qëllimi është të sillen rezultate të reja. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit janë edhe diskutimet pas leximeve, ka ballafaqime me argumente për kumtesa të caktuara. Por vlera më e madhe është botimi i vëllimeve që dalin nga ky aktivitet shkencor”, ka thënë Lajçi. 

Fjalën e hapjes do ta ketë bashkëpunëtori shkencor në Institut, Abdurrahim Maxhuni e më pas nis seanca e parë e edicionit të 15-të të “Javës së Albanologjisë”.  Gjuhëtari Xhevat Lloshi do të prezantojë punimin shkencor me temë “Konsulta e Prishtinës mes dy gjysmëshekujve” e më pas edhe Emil Lafe me “Shqyrtime rreth përjashtimeve nga rregullat në ‘Drejtshkrimin e gjuhës shqipe’”. Asllan Hamiti sjell kumtesën “Përditësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, Blerton Sylejmani me “Norma gjuhësore dhe roli i gazetës ‘Flaka e Vllazërimit’ pas ortografisë së Prishtinës”. 

Në kuadër të Sesionin të Gjuhësisë, në temën “Drejtshkrimi i shqipes 60 vjet pas ortografisë së Prishtinës” do të prezantojnë punimet e tyre edhe Edlira Troplini-Abdurrahmani, Abdurrahim Maxhuni, Ismet Osmani, Naim Berisha, Sejdi Gashi dhe Migena Arllati. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në seancën e dytë të të njëjtit sesion sjellin studimet e tyre Begzad Baliu, Vjosa Osmani, Shkëlqim Millaku, Shpresa Ismajli, Faton Krasniqi, Davida Marku, Afërdita Abdullahi, Hana Dardhishta, Shemsi e Senad Neziri, Florina Çitaku, Qëndrim Morina dhe Brunilda Ozuni. 

Sesionet e Etnologjisë dhe Letërsisë do të shpalosin punimet në ditën e dytë të ngjarjes, të martën, kur nisin paralelisht. 

Fjalën e hapjes nga etnologia Angjelina Hamza-Hasanaj e pasojnë kumtesat në fushën e etnologjisë.

Nis me prezantimin e temës “COVID-19, sfidë shëndetësore globale e vendore e shekullit 21” nga Sali Ahmeti, “Lia e Keqe (‘Variola Vera’) dhe trajtimi i saj në Vilajetin e Kosovës gjatë viteve 1890 – 1903” nga Hatixhe Ahmedi e “Vrojtimi social në rrethana të COVID-19 në mjediset urbane” nga Bukurie Mustafa. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në temën bosht të Sesionit të Etnologjisë “Praktika të reja kulturore – Në ritualet tradicionale përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19” do të shpalosin kumtesat e tyre edhe studiuesit Ina Paçamanova, Jonida Çunga-Sela, Violeta Kotseva, Angjelina Hamza-Hasanaj. Në seancën e dytë të Etnologjisë do të prezantohen kumtesat e studiuesve Nexhat Çoçaj, Hiriet Ziberi, Rini Useini, Fikrije Berisha, Ermela Broci, Afet Jashari, Krenar Doli dhe Valon Shkodra. 

Sesioni i Letërsisë që mbahet të martën paradite nën temën “Drama shqipe 1945-1990”, nis me fjalën hapëse nga shkrimtari Gëzim Aliu. Sa u përket pjesës së kumtesave, temën “Paradokset dhe frustracionet e dramës shqipe 1945-1990” e sjell Besim Rexhaj, “Drama shqipe në revistën letrare ‘Jeta e re’ (1949-1959)” nga Fadil Grajçevci, e Hysen Matoshi sjell temën “Drama kundër mitit – vështrim metakritik studimit të Bajram Krasniqit mbi dramat e Rexhep Qosjes”. 

Gjithashtu punimet në fushën e letërsisë i sjellin Muharrem Jakupi, Sali Bytyçi, Meliza Krasniqi, Rrezarta Morina, Arian Krasniqi, Virion Graçi, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Rovena Vata-Mikeli, Andreas Dushi, Leonora Hajra dhe Eriola Çoçaj. 

Të mërkurën në ditën e fundit të “Javës së Albanologjisë”, në kuadër të Sesionit të Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë, studiuesit do të gjurmojnë temën “Trashëgimia gojore e muzikore në arkiva: tekstet, zërat dhe tingujt e arkivuar para mundësive të reja teknologjike”. Studiuesja e folklorit Arbnora Dushi e nis me fjalën hapëse. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edmond Buharaja do të prezantojë temën “Etnomuzikologjia kompiutacionale si pikënisje për një qasje emike (emic approach) ndaj folklorit”, ndërsa studimin me temë “Mesazhe nga arkivi: Si na uruan nënat kur na i kënduan ninullat dhe ç’thonë ninullat për pozitën e gruas në shoqëri?” e sjell Vlorë Fetaj-Berisha. 

Liburn Jupolli prezanton kumtesën “Mesazhe nga arkivi: Si na uruan nënat kur na i kënduan ninullat dhe ç’thonë ninullat për pozitën e gruas në shoqëri?”, ndërsa Behar Arllati sjell temën “Arkivat individuale dhe familjare, në mes të harresës totale institucionale shtetërore dhe zhdukjes së tërësishme”. 

Në këtë sesion paraqesin punimet e tyre edhe Irena Gjoni, Mikaela Minga, Jeta Rexha, Ana Morina, Leontina Gega-Musa, Edmir Ballgjati, Albin Sadiku, Hysen Nimani, Kristina Përkola, Mimoza Shqefni, Ylberza Halili dhe Visar Munishi. 

Po të mërkurën, paradite, do të eksplorohet edhe Sesioni i Historisë. Nis me fjalën e studiuesit Nuridin Ahmeti. Temat që do të trajtohen janë “Xehetaria dhe guroret antike në Dardani qendrore” nga arkeologu e historiani Naser Ferri, “Trepça në kohën antike” nga historiani Lulëzim Lajçi, “Gjurmëve të xehetarisë dhe metalurgjisë të kohës së Mbretërisë Dardane” nga historian Arianit Buqinca e “Andrea Izati-Argjendari kotorras” nga historian Ylber Hysa. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kuadër të këtij sesioni, me të cilin mbyll punimet “Java e Albanologjisë” do të shpalosin studimet edhe Ardian Muhaj, Bedri Muhadri, Musa Ahmeti, Qazim Namani, Agron Islami, Mead Osmani dhe Zana Hoxha në seancën e parë. 

Në seancën e dytë në mesditën e së mërkurës, pas një shkëputjeje të shkurtër, seanca vazhdon me shpalosjen e të tjera studimeve. Punimet i prezantojnë edhe Zejni Mazllami, Armend Mehmeti, Arbër Hadri, Alban Dobruna, Qerim Lita, Sevdail Demiri, Nuridin Ahmeti, Shkodran Imeraj, Zekirja Shabani, Blerim Halili dhe Elza Shipoli. 

Punimet e edicionit të 15-të të “Javës së Albanologjisë” përmbyllen me fjalën mbyllëse të shkrimtarit Adil Olluri. 

Të gjitha këto punime shkencore do të botohen në revistën vjetore shkencore të Institutit të Albanologjisë. U.d. i drejtorit të këtij institucioni, Lulzim Lajçi, ka thënë se punimet e vitit të kaluar janë në fazë të përgatitjes për shtyp. 

Sipas tij, deri tani janë botuar punët e 13 edicioneve të kaluara, nga dy vëllime për secilin edicion me gjithsej 26 vëllime dhe rreth 12 mijë faqe tekst./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:etnografiagjuhesiahistoriaJava e Albanologjiselajme të miraLetersiastudiuesittop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në Prishtinë, organizohet bashkëbisedimi me fotoreporterin e ‘The New York Times’
Artikulli i ardhshëm Në Hisar të Suharekës gjurmohen zbulime të rëndësishme arkeologjike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

21 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?