Gjatë gërmimeve në afërsi të lokalitetit arkeologjik në Hisar të Suharekës janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.
Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve, ka njoftuar ministria e Kulturës, transmeton Klankosova.tv.
Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit./Katror.info