katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Meliza Krasniqi emërohet u.d. e drejtoreshës në Institutin Albanologjik
    4 hours ago
    Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohen lidhjet kulturore
    4 hours ago
    Renovohet Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë, nis punën të hënën
    4 hours ago
    Edhe sot, bllokim i përkohshëm i autostradave për gara çiklistike
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arkeologët nisin gërmimet në Vrellë të Istogut
    4 hours ago
    Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve, priten linja të reja
    4 hours ago
    Pamje të rralla të kallamarit të thellësive në Antarktidë, kapen nga National Geographic
    4 hours ago
    Javë e mbushur me arritje dhe iniciativa pozitive për komunitetin – #Edicioni 19
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova, anëtare e IJF!
    15 hours ago
    Dua Lipa shkëlqen në hapjen e dyqanit të saj në Londër
    1 day ago
    ‘Carmina Burana’ vjen sot për herë të parë në Kosovë
    1 day ago
    Jahjaga vizitoi komisionin që njeh dhe verifikon zërat e të mbijetuarëve
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    1 day ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 days ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 days ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 week ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 week ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    8 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Times Square
    2 days ago
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 week ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Javë e mbushur me arritje dhe iniciativa pozitive për komunitetin – #Edicioni 19
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Javë e mbushur me arritje dhe iniciativa pozitive për komunitetin – #Edicioni 19

Last updated: 21/06/2025 8:45 AM
8 Shikime
Shpërndaje
FOTO: INTERNATIONAL JUDO FEDERATION
Mirësevini në edicionin e 19-të të “5 Good News”!
Edhe këtë javë, përmes një përmbledhjeje të lajmeve të përzgjedhura, ndalemi tek zhvillimet pozitive që tregojnë përpjekjet e vazhdueshme në vend për përmirësim dhe progres në fusha të ndryshme.
Nga masat konkrete për rritjen e sigurisë në sport të ndërmarra nga Federata e Basketbollit të Kosovës, te forcimi i bashkëpunimeve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve përmes një memorandumi mes Universitetit të Prishtinës dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve – kjo javë solli disa shembuj të qartë të angazhimit institucional dhe qytetar.
Në skenën ndërkombëtare, Kosova u përfaqësua në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit në Annecy, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij zhanri, ndërsa autorja Blerina Pellumbi arriti të jetë finaliste në çmimin “Autori i Vitit 2025” në SHBA. Në një tjetër forum global, një doktoreshë nga Kosova mori pjesë në Kongresin më të madh botëror për tiroiden që po mbahet në Brazil, duke prezantuar ekspertizën vendore në një platformë ndërkombëtare.
Në kutinë tonë të kulturës, Posta e Kosovës ka promovuar katër shpella ikonike të vendit përmes pullave të reja postare, ndërsa në fushën e të drejtave të njeriut, dokumentari “Krahët e punëtorëve” u vlerësua me çmim në një festival në Argjentinë.
Për dashamirët e sportit, këtë javë nisi turneu ndërkombëtar i pingpongut “Prishtina Open 2025”, turne ky që pritet të sjellë garë, energji dhe vizitorë në kryeqytet, ndërsa Nora Gjakova këtë javë erdhi me një sukses të ri, kësaj radhe jashtë fushës së tatamit, por tash si anëtare e IJF.

Për më shumë detaje rreth këtyre lajmeve të mira, ju ftojmë të vazhdoni leximin e edicionit të plotë.

Mbrojtja fillon me ne: Basketbolli i Kosovës vendos standard të ri sigurie!

Në një hap të rëndësishëm për avancimin e standardeve në sportin vendor, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka lansuar politikat e para gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe integritetin në sport. Nën moton “Mbrojtja fillon me ne”, këto masa u prezantuan zyrtarisht gjatë një forumi të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.
Projekti “Safeguarding the Future”, i mbështetur nga programi Erasmus+ dhe i koordinuar nga vetë FBK në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë nga Estonia, Bullgaria dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës, ka prodhuar 13 dokumente udhëzuese – përfshirë një politikë-mbrojtjeje dhe 12 dokumente shoqëruese – që synojnë krijimin e një kulture të sigurt dhe të përgjegjshme në sport.
Dokumentet përcaktojnë qartë përgjegjësitë e të gjithë aktorëve të përfshirë – nga trajnerët, zyrtarët dhe prindërit, te vetë sportistët – duke ofruar udhëzime për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të mundshme të bullizmit, neglizhencës apo abuzimeve
Pjesë e këtij zhvillimi është edhe krijimi i një platforme online për raportim të rasteve, e cila përforcon transparencën dhe llogaridhënien në komunitetin sportiv.
FOTO: FBK
Sipas përfaqësuesve të FBK dhe Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, kjo nismë jo vetëm që vendos një standard të ri për sportin në vend, por edhe shërben si model për federatat e tjera, në përputhje me kërkesat e FIBA-s dhe Bashkimit Evropian.
Ky është një shembull konkret se si përkushtimi dhe bashkëpunimi institucional mund të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi sportiv më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Një hap konkret për të drejtat e kafshëve – UP dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Për ta vazhduar me një lajm pozitiv në fushën e të drejtave të kafshëve, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës. Documenti i përbashkët thekson rëndësinë e edukimit, ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të trajtimit të kafshëve në vend. Ky partneritet synon aktivitetet praktike dhe edukative që do të përfshijnë studentët dhe komunitetin më të gjerë.
Kjo e re bashkëpunimi mes Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve dhe Departamentit të Mjekësisë Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të trajtimit dhe mirëqenies së kafshëve në Kosovë.
FOTO ILUSTRUESE
Memorandumi i nënshkruar synon të avancojë qasjen humane dhe profesionale ndaj kafshëve përmes aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe praktike. Në fokus të marrëveshjes janë organizimi i seminareve, trajnimeve dhe projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen e kafshëve dhe ndërgjegjësimin publik për të drejtat dhe kushtet e tyre të jetesës.
Të dy institucionet janë zotuar të punojnë ngushtë për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi, që do t’u shërbejë si studentëve dhe profesionistëve të fushës veterinare, ashtu edhe publikut të gjerë. Në njoftimin e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ky partneritet cilësohet si një hap i madh drejt drejtësisë dhe mirëqenies për kafshët.

Shfleto artikullin e plotë këtu!

Nora Gjakova – Ylli shqiptar që po formëson të ardhmen e xhudos botërore!

Kampionia olimpike e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj – këtë herë jashtë tatamit. Ajo është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), duke u bërë pjesë e një forumi vendimmarrës që përfaqëson interesat e sportistëve në arenën ndërkombëtare të xhudos
FOTO: INTERNATIONAL JUDO FEDERATION
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës, e cila shprehu krenarinë për përfaqësimin e vendit në një rol kaq të rëndësishëm në strukturat ndërkombëtare sportive.
”Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos.
Pas një karriere të shkëlqyer si kampione olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora Gjakova tashmë po jep kontribut edhe jashtë tatamit. Në rolin e saj të ri në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ajo do të luajë një rol vendimtar në formësimin e të ardhmes së sportit të xhudos në nivel global

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.

Filmi që u dha zë punëtorëve fiton çmim ndërkombëtar në Argjentinë!

Filmi dokumentar “Krahët e Punëtorëve”, me regji të Ilir Hasanajt, është vlerësuar me Çmimin e Parë në kategorinë zyrtare të filmave të shkurtër dhe të metrazhit të mesëm në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut – FICDH, që mbahet në Argjentinë.
Filmi trajton me ndjeshmëri dhe vëmendje përvojat e punëtorëve të krahut në sistemin socio-ekonomik të rajonit të Ballkanit, duke reflektuar mbi sfidat, padrejtësitë dhe realitetin e jetës së tyre.
FOTO: QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS /FACEBOOK
Juria e festivalit e ka vlerësuar dokumentarin për mesazhin e fuqishëm, ndjeshmërinë sociale dhe realizimin vizual, duke e cilësuar atë si një zë të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve.
FOTO: IFFR
Qendra Kinematografike e Kosovës ka përshëndetur këtë sukses, duke theksuar se çmimi është dëshmi e përkushtimit të kinemasë kosovare për të sjellë në vëmendje temat me rëndësi shoqërore dhe për ta përfaqësuar Kosovën në ngjarje me peshë ndërkombëtare.
Ky çmim përforcon jo vetëm suksesin ndërkombëtar të filmit, por edhe rëndësinë e tregimit të historive që shpesh mbeten në heshtje. “Krahët e Punëtorëve” na kujton se arti mund të jetë mjet i fuqishëm për drejtësi sociale – dhe se zërat e atyre që punojnë fort, shpesh në kushte të vështira, meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të mbrohen.
Kinemaja kosovare, përmes këtij suksesi, tregon edhe një herë se ka çfarë të thotë në skenën globale – me ndjeshmëri, qëndrim dhe forcë njerëzore.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.

“Prishtina Open 2025” nis me pjesëmarrje rekord – pingpongu sjell atmosferë ndërkombëtare në kryeqytet

Këtë fundjavë, kryeqyteti po mirëpret edicionin e tretë të Prishtina Open 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të pingpongut në rajon, me 275 lojtarë nga 25 shtete të ndryshme dhe afro 60 trajnerë e përfaqësues. Turneu, që tashmë është bërë tradicional, po konsiderohet si një nga ngjarjet me rritjen më të shpejtë në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.
FOTO: KATROR MEDIA
Sipas Kastriot Oranës, drejtues i klubit PRiPing, përgatitjet janë finalizuar dhe gjithçka është gati për një festë të vërtetë sportive. Ngjarja do të shoqërohet edhe me aktivitete atraktive për publikun, përfshirë përjetimin e pingpongut në realitet virtual, lojëra shpërblyese me dhurata nga Zone Mobile dhe IPKO, si dhe promovim të sportit tek të rinjtë.
Vitin e kaluar, Prishtina Open 2024 u vlerësua si “aktiviteti sportiv më atraktiv i vitit” nga Komuna e Prishtinës, dhe këtë vit organizatorët synojnë të rrisin më tej standardin. Ngjarja shihet gjithashtu si një test dhe përgatitje për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke përforcuar kapacitetet organizative dhe rolin e Kosovës në turizmin sportiv.
FOTO: KATROR MEDIA
Kastriot Orana e sheh suksesin e Prishtina Open si rezultat të një përkushtimi të thellë dhe dashurisë për sportin:
“Çelësi i çdo suksesi është, para së gjithash, dashuria ndaj asaj që bën. Pasioni, përkushtimi dhe besimi se mund të realizojmë diçka spektakolare na lehtësojnë çdo hap drejt suksesit.”
FOTO: KATROR MEDIA
Prishtina Open 2025 është më shumë se një turne pingpongu – është një dëshmi e qartë se kur ka vizion, përkushtim dhe bashkëpunim, sporti bëhet urë lidhëse mes kulturave dhe promotor i imazhit pozitiv të vendit. Kjo ngjarje jo vetëm që e vendos Kosovën në hartën e pingpongut ndërkombëtar, por edhe e forcon rolin e saj si organizatore e denjë për ngjarje të mëdha sportive në të ardhmen.

Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.

Faleminderit që ishit me ne në newsletter-in e kësaj jave!
Bashkë, po ndërtojmë një komunitet që frymëzon, mbështet dhe feston arritjet tona. Shihemi javën tjetër me lajme të reja dhe histori që na bëjnë frymëzojnë! /Katror.info

Me ju pranë, ekipi i Katror Media :).











Contents
Mirësevini në edicionin e 19-të të “5 Good News”!Edhe këtë javë, përmes një përmbledhjeje të lajmeve të përzgjedhura, ndalemi tek zhvillimet pozitive që tregojnë përpjekjet e vazhdueshme në vend për përmirësim dhe progres në fusha të ndryshme.Nga masat konkrete për rritjen e sigurisë në sport të ndërmarra nga Federata e Basketbollit të Kosovës, te forcimi i bashkëpunimeve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve përmes një memorandumi mes Universitetit të Prishtinës dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve – kjo javë solli disa shembuj të qartë të angazhimit institucional dhe qytetar.Në skenën ndërkombëtare, Kosova u përfaqësua në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit në Annecy, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij zhanri, ndërsa autorja Blerina Pellumbi arriti të jetë finaliste në çmimin “Autori i Vitit 2025” në SHBA. Në një tjetër forum global, një doktoreshë nga Kosova mori pjesë në Kongresin më të madh botëror për tiroiden që po mbahet në Brazil, duke prezantuar ekspertizën vendore në një platformë ndërkombëtare.Në kutinë tonë të kulturës, Posta e Kosovës ka promovuar katër shpella ikonike të vendit përmes pullave të reja postare, ndërsa në fushën e të drejtave të njeriut, dokumentari “Krahët e punëtorëve” u vlerësua me çmim në një festival në Argjentinë.Për dashamirët e sportit, këtë javë nisi turneu ndërkombëtar i pingpongut “Prishtina Open 2025”, turne ky që pritet të sjellë garë, energji dhe vizitorë në kryeqytet, ndërsa Nora Gjakova këtë javë erdhi me një sukses të ri, kësaj radhe jashtë fushës së tatamit, por tash si anëtare e IJF.Për më shumë detaje rreth këtyre lajmeve të mira, ju ftojmë të vazhdoni leximin e edicionit të plotë.Mbrojtja fillon me ne: Basketbolli i Kosovës vendos standard të ri sigurie!Në një hap të rëndësishëm për avancimin e standardeve në sportin vendor, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka lansuar politikat e para gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe integritetin në sport. Nën moton “Mbrojtja fillon me ne”, këto masa u prezantuan zyrtarisht gjatë një forumi të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.Projekti “Safeguarding the Future”, i mbështetur nga programi Erasmus+ dhe i koordinuar nga vetë FBK në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë nga Estonia, Bullgaria dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës, ka prodhuar 13 dokumente udhëzuese – përfshirë një politikë-mbrojtjeje dhe 12 dokumente shoqëruese – që synojnë krijimin e një kulture të sigurt dhe të përgjegjshme në sport.Dokumentet përcaktojnë qartë përgjegjësitë e të gjithë aktorëve të përfshirë – nga trajnerët, zyrtarët dhe prindërit, te vetë sportistët – duke ofruar udhëzime për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të mundshme të bullizmit, neglizhencës apo abuzimevePjesë e këtij zhvillimi është edhe krijimi i një platforme online për raportim të rasteve, e cila përforcon transparencën dhe llogaridhënien në komunitetin sportiv.Sipas përfaqësuesve të FBK dhe Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, kjo nismë jo vetëm që vendos një standard të ri për sportin në vend, por edhe shërben si model për federatat e tjera, në përputhje me kërkesat e FIBA-s dhe Bashkimit Evropian.Ky është një shembull konkret se si përkushtimi dhe bashkëpunimi institucional mund të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi sportiv më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Një hap konkret për të drejtat e kafshëve – UP dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimiPër ta vazhduar me një lajm pozitiv në fushën e të drejtave të kafshëve, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës. Documenti i përbashkët thekson rëndësinë e edukimit, ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të trajtimit të kafshëve në vend. Ky partneritet synon aktivitetet praktike dhe edukative që do të përfshijnë studentët dhe komunitetin më të gjerë.Kjo e re bashkëpunimi mes Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve dhe Departamentit të Mjekësisë Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të trajtimit dhe mirëqenies së kafshëve në Kosovë.Memorandumi i nënshkruar synon të avancojë qasjen humane dhe profesionale ndaj kafshëve përmes aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe praktike. Në fokus të marrëveshjes janë organizimi i seminareve, trajnimeve dhe projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen e kafshëve dhe ndërgjegjësimin publik për të drejtat dhe kushtet e tyre të jetesës.Të dy institucionet janë zotuar të punojnë ngushtë për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi, që do t’u shërbejë si studentëve dhe profesionistëve të fushës veterinare, ashtu edhe publikut të gjerë. Në njoftimin e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ky partneritet cilësohet si një hap i madh drejt drejtësisë dhe mirëqenies për kafshët.Shfleto artikullin e plotë këtu!Nora Gjakova – Ylli shqiptar që po formëson të ardhmen e xhudos botërore!Kampionia olimpike e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj – këtë herë jashtë tatamit. Ajo është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), duke u bërë pjesë e një forumi vendimmarrës që përfaqëson interesat e sportistëve në arenën ndërkombëtare të xhudosLajmi është bërë i ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës, e cila shprehu krenarinë për përfaqësimin e vendit në një rol kaq të rëndësishëm në strukturat ndërkombëtare sportive.”Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos.Pas një karriere të shkëlqyer si kampione olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora Gjakova tashmë po jep kontribut edhe jashtë tatamit. Në rolin e saj të ri në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ajo do të luajë një rol vendimtar në formësimin e të ardhmes së sportit të xhudos në nivel globalPër më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.Filmi që u dha zë punëtorëve fiton çmim ndërkombëtar në Argjentinë!Filmi dokumentar “Krahët e Punëtorëve”, me regji të Ilir Hasanajt, është vlerësuar me Çmimin e Parë në kategorinë zyrtare të filmave të shkurtër dhe të metrazhit të mesëm në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut – FICDH, që mbahet në Argjentinë.Filmi trajton me ndjeshmëri dhe vëmendje përvojat e punëtorëve të krahut në sistemin socio-ekonomik të rajonit të Ballkanit, duke reflektuar mbi sfidat, padrejtësitë dhe realitetin e jetës së tyre.Juria e festivalit e ka vlerësuar dokumentarin për mesazhin e fuqishëm, ndjeshmërinë sociale dhe realizimin vizual, duke e cilësuar atë si një zë të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve.Qendra Kinematografike e Kosovës ka përshëndetur këtë sukses, duke theksuar se çmimi është dëshmi e përkushtimit të kinemasë kosovare për të sjellë në vëmendje temat me rëndësi shoqërore dhe për ta përfaqësuar Kosovën në ngjarje me peshë ndërkombëtare.Ky çmim përforcon jo vetëm suksesin ndërkombëtar të filmit, por edhe rëndësinë e tregimit të historive që shpesh mbeten në heshtje. “Krahët e Punëtorëve” na kujton se arti mund të jetë mjet i fuqishëm për drejtësi sociale – dhe se zërat e atyre që punojnë fort, shpesh në kushte të vështira, meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të mbrohen.Kinemaja kosovare, përmes këtij suksesi, tregon edhe një herë se ka çfarë të thotë në skenën globale – me ndjeshmëri, qëndrim dhe forcë njerëzore.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.“Prishtina Open 2025” nis me pjesëmarrje rekord – pingpongu sjell atmosferë ndërkombëtare në kryeqytetKëtë fundjavë, kryeqyteti po mirëpret edicionin e tretë të Prishtina Open 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të pingpongut në rajon, me 275 lojtarë nga 25 shtete të ndryshme dhe afro 60 trajnerë e përfaqësues. Turneu, që tashmë është bërë tradicional, po konsiderohet si një nga ngjarjet me rritjen më të shpejtë në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.Sipas Kastriot Oranës, drejtues i klubit PRiPing, përgatitjet janë finalizuar dhe gjithçka është gati për një festë të vërtetë sportive. Ngjarja do të shoqërohet edhe me aktivitete atraktive për publikun, përfshirë përjetimin e pingpongut në realitet virtual, lojëra shpërblyese me dhurata nga Zone Mobile dhe IPKO, si dhe promovim të sportit tek të rinjtë.Vitin e kaluar, Prishtina Open 2024 u vlerësua si “aktiviteti sportiv më atraktiv i vitit” nga Komuna e Prishtinës, dhe këtë vit organizatorët synojnë të rrisin më tej standardin. Ngjarja shihet gjithashtu si një test dhe përgatitje për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke përforcuar kapacitetet organizative dhe rolin e Kosovës në turizmin sportiv.Kastriot Orana e sheh suksesin e Prishtina Open si rezultat të një përkushtimi të thellë dhe dashurisë për sportin:“Çelësi i çdo suksesi është, para së gjithash, dashuria ndaj asaj që bën. Pasioni, përkushtimi dhe besimi se mund të realizojmë diçka spektakolare na lehtësojnë çdo hap drejt suksesit.”Prishtina Open 2025 është më shumë se një turne pingpongu – është një dëshmi e qartë se kur ka vizion, përkushtim dhe bashkëpunim, sporti bëhet urë lidhëse mes kulturave dhe promotor i imazhit pozitiv të vendit. Kjo ngjarje jo vetëm që e vendos Kosovën në hartën e pingpongut ndërkombëtar, por edhe e forcon rolin e saj si organizatore e denjë për ngjarje të mëdha sportive në të ardhmen.Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.Faleminderit që ishit me ne në newsletter-in e kësaj jave!Bashkë, po ndërtojmë një komunitet që frymëzon, mbështet dhe feston arritjet tona. Shihemi javën tjetër me lajme të reja dhe histori që na bëjnë frymëzojnë! /Katror.infoMe ju pranë, ekipi i Katror Media :).




Mundesh me e lexu edhe…

Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve, priten linja të reja


- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -





- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -


👉 Lexo më shumë në Katror.info


.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -




Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Arti i veshjes sipas italianëve
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Pamje të rralla të kallamarit të thellësive në Antarktidë, kapen nga National Geographic
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në zbutjen e kujtimeve traumatike dhe varësisë, thotë studimi
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Sa kilogramë duhet të ketë një grua në çdo fazë të moshës?
TAGGED:artçmimeFederata e Basketbollit e KosovesFilmiIlir HasanajkafshëtKastriot OranaKosovaKrahët e Puntorëvekulturalajme të miraLetersiaNora GjakovapeoplePosta e Kosovesprishtina open 2025qendra kinematografike e kosovesskena globaleSportiTophomeXhudo

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në zbutjen e kujtimeve traumatike dhe varësisë, thotë studimi
Artikulli i ardhshëm Pamje të rralla të kallamarit të thellësive në Antarktidë, kapen nga National Geographic

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Arkeologët nisin gërmimet në Vrellë të Istogut

10 Shikime
Lajme të mira

Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve, priten linja të reja

6 Shikime
Lajme të mira

Pamje të rralla të kallamarit të thellësive në Antarktidë, kapen nga National Geographic

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?