Nëse je t’u dashtë me pritë mysafir për ndonji rast të veçant (ditëlindje, vit të ri, babyshower) e nuk po din çka me përgatitë. Qe nji shembull se çka mundesh me përgatitë kur gostitë ma shumë njerëz.
Përgatite nji tavolinë suedeze; tryezë ku secili vet-shërbehet. Pra, secili merr çka të don e sa të don vet.
Ajo se çka po sheh ti në këtë tryezë asht:

Sallatë kuskusi:
(Kuskus, kastraveca të freskët, karrota, magdanoz, pastë domatesh, lang limoni, spec e misër)

Pasta-Sallatë:
(Pasta, majonez, Curry sos, spec të kuq e të gjelbër, misër, Tabasco, karrotë, magdanoz të freskët)

Meze e ftohtë:
(Brusketa, keksa të njelbët, keksa pa shije, reçel dredhëzash, pekmez, mjaltë, djathë katuni, kashkavall, kastraveca të freskët e turrshi, ullinjë, hurma, fruta arrore dhe për ata që hajnë mish: bosanski suxhuk, përshutë e tymosun dhe gjoks pule të tymosun)

Pjatë Humusi:
(Hummus, kastraveca, karrota, keksa të njelbët, kashkavall)
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në instagram:
follow @gurmaneria
Përgatiti:
