Nëntorin e kaluar, Cristiano Ronaldo njoftoi koleksionin e tij të parë të orëve, së bashku me firmën ekskluzive ‘Jacob & Co’ të përbërë nga katër modele unike.
Të gjithë ato u krijuan me synimin për të festuar karrierën e gjerë dhe fituese të çmimeve të sulmuesit portugez.
Një partneritet mes Ronaldos dhe Jacob & Co. u bë publik ku ai u tha 501 milionë ndjekësve të tij (një në çdo 16 njerëz në planet) në një postim të paguar: “Jam i emocionuar të njoftoj partneritetin tim me @jacobandco, një nga markat kryesore të orëve në botë. Sot, ne zbulojmë koleksionin tonë të parë të orëve që unë bashkë-dizenjova me mikun tim të dashur @jacobarabo.”/Katror.info