katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    15 minutes ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    22 minutes ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    24 minutes ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 minutes ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    9 minutes ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    24 minutes ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    57 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    20 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    23 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kompania në Kosovë ku punëtorët punojnë vetëm katër ditë në javë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Kompania në Kosovë ku punëtorët punojnë vetëm katër ditë në javë

Last updated: 07/02/2023 1:20 AM
347 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Kompania në Kosovë ku punëtorët punojnë vetëm katër ditë në javë

Belgjika është shteti i fundit i cili ka miratuar propozimin që ju jep të drejtën punëtorëve të punojnë vetëm katër ditë në javë. Ky propozim u miratua në shkurt dhe tani punëtorët mund të zgjedhin nëse duan të punojnë katër apo pesë ditë në javë. Kjo metodë nuk nënkupton që punëtorët të punojnë më pak, por që të kenë më shumë ditë të lira.

Në vend të 8 orëve punë gjatë ditës, ata punojnë 10 orë. Kjo praktikë ka rezultuar e suksesshme në disa vende si Britania e Madhe, Islanda ndërsa ka prodhuar rezultate të ndryshme në Suedi e Gjermani. Kësaj lëvizje synojnë t’i bashkohen edhe disa vende të tjera përgjatë këtij viti. Edhe në Kosovë kompania PECB e aplikon këtë sistem të punës.

Një sistem të tillë pune, PECB në Kosovë e aplikon që nga marsi i viti 2022

Mundesh me e lexu edhe...

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

PECB është trup certifikues qe ofron trajnime edukimi dhe certifikimi për individë në një gamë të gjerë disiplinash, kryesisht në bazë të sistemeve menaxhuese të ISO standardeve. Në Kosove ka rreth 140 të punësuar. Punëtorët e PECB  nga viti 2022 në vende të 40 orëve punojnë 36 orë në javë – nga e hëna në të enjten. Albulena Sinanaj-Gashi, Specialiste e Burimeve Njerëzore në PECB ka treguar për AkademiPune më shumë për mënyrën e organizimit të ditëve të punës që kur filluan ta aplikojnë këtë praktikë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për ta bërë punën më lehtë të menaxhueshme e kemi shtuar një orë në ditët e punës nga e hëna në të enjten në mënyrë  që e premtja te jetë ditë pushimi. Sa për sqarim e premtja është ditë pune për dy departamentet të cilët ofrojnë shërbime ndaj klientëve, por që punojnë me sistem te rotacionit ku ata punëtore që punojnë të premten e kanë të hënën pushim. Me orarin e ri kemi sakrifikuar katër orë në javë me objektiven qe te rritet morali, motivimi, dhe produktiviteti i ekipit që në fund të kompensohen në mënyrë indirekte ato orë”, ka shpjeguar ajo.

Sinanaj-Gashi: Kjo praktikë ka ndikuar në fokusin më të madh të punëtorëve

Gati një vit me këtë praktikë të punës, menaxhmentit i është shpaguar pozitivisht ky vendim. Sipas tyre kjo është vërejtur në motivimin më të madh dhe produktivitetin e punonjësve.

“Duke pasur një dite më shumë pushim, punonjësit tanë kanë më shumë kohë të pushojnë dhe të bëjnë aktivitete zbavitëse dhe kur të fillojnë javën të hënën janë të pushueshëm dhe më të përgatitur për punë”, ka shpjeguar tutje Sinanaj-Gashi. Sipas saj, kjo praktikë ka ndikuar veçmas në fokusin më të madh të punëtorëve për t’i përmbledhur të gjitha detyrat e tyre në katër ditë pune.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Të gjithë e kuptojnë që duhet të bëhemi më të mirë me prioritizimin e detyrave në mënyrë që punët me te rëndësishme të kryhen gjatë javës e kjo i bie të jenë më produktiv dhe më të shpejt. Po ashtu aplikimi i teknologjisë në përmirësim të proceseve dhe operacioneve po na bënë me produktiv si kompani, strategji kjo qe do të vazhdojmë ta aplikojmë në sfera të ndryshme”, ka shpjeguar ajo.

Punëtorët e kësaj kompanie kanë mundësi të punojnë me dy orare të ndryshme (nga 7:30 deri në 17:00 ose nga 8:00 deri në 17:30). Punëtorët e kësaj kompanie përgjatë këtij orari kanë pauzën e drekës dhe pauza të tjera të shkurtra në mënyrë që të relaksohen që të kenë fokus më të lart në punë. Sinanaj-Gashi ka pohuar se kjo ka ndikuar në balancimin mes jetës private dhe asaj profesionale.

“Punonjësit kanë më shumë kohë për t’i kushtuar familjes, për te pushuar, për të kryer obligime të tjera që nuk mund të kryhen në vikend, kohe për tu marrë me aktivitete të ndryshme etj”, ka shpjeguar tutje ajo. 

Për kompanitë që janë para një dilemë të tillë, Sinanaj-Gashi ka një mesazh që të mos hezitojnë. Ajo shpjegon se kjo ka ndikuar në rritjen e produktivitetit dhe në reputacionin e kompanisë për të tërhequr më shumë kandidatë që duan t’i bashkohen një ambienti dhe praktike të tillë pune.

“Përkundër sfidave që mund të ketë gjatë rrugës, ne e rekomandojmë orarin me katër ditë pune në jave për të gjitha kompanitë që kanë hapësirë dhe që lloj i shërbimit që e ofrojnë i lejon që ta aplikojnë atë. Çdo iniciativë që kompanitë e bëjnë për të ndikuar ne balancimin e jetës personale dhe profesionale përveç që ndikon që punëtorët të jenë më të kënaqur edhe kompania përfiton shumë”, ka qenë mesazhi i Albulena Sinanaj-Gashi, Specialiste e Burimeve Njerëzore në PECB.

Marrë nga Akademi Pune

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:4 dite puneambienti i mireLifestylepunaPunetoretshendetitoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si udhëtonin shqiptarët drejt Amerikës në shekullin XIX?
Artikulli i ardhshëm Dallimet mes jetëgjatësisë së grave dhe burrave
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

5 Shikime
Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

9 Shikime
Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?