katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    28 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    39 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    41 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    39 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosovarët nga janari udhëtojnë pa viza, Aeroporti i Prishtinës bëhet gati
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosovarët nga janari udhëtojnë pa viza, Aeroporti i Prishtinës bëhet gati

Last updated: 13/11/2023 1:49 PM
323 Shikime
Shpërndaje
Foto: Aeroporti i Prishtinës
Foto: Aeroporti i Prishtinës
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Kosovarët nga janari udhëtojnë pa viza, Aeroporti i Prishtinës bëhet gati

Kanë mbetur edhe pak javë kur pritet që qytetarët e Kosovës të fillojnë të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, është rritur kërkesa e kosovarëve për rezervimin e biletave nëpër agjencitë turistike. Disa nga agjencitë kanë pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të biletave në muajin e parë të vitit 2024, ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë përgatitjet për një fluks të madh të udhëtimeve.

Qytetarët e Kosovës kanë filluar interesimin e tyre për procedurat e udhëtimit pa viza në 27 vendet e zonës shengen në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Disa prej tyre thonë se udhëtimi pa viza do t’ju shërbejë për mundësi studimi, ndërsa të tjerë për punësim.

Liona Jupolli, e cila prej 26 vjetësh jeton jashtë Kosovës, mendon se qytetarët e Kosovës janë më shumë kureshtarë të shohin vendet e Evropës, ndërsa vlerëson se jeta në Kosovë është më interesante.

Mundesh me e lexu edhe...

Cili është sekreti natyral për lëkurë të re dhe nyje të shëndetshme?

“Pastaj e shohin që jeta atje është shumë më e vështirë, sepse kanë nevojë për më shumë punë dhe besoj se shumë njerëz janë mësuar më shumë me jetën këtu në Kosovë. Shumë qytetarë të Kosovës vijnë përsëri në Kosovë, pasi jeta këtu është më interesant. Është edhe shoqëria shumë e rëndësishme. Unë vetë do të doja të jetoja këtu, por unë prapë do të kthehem pasi e kam shoqërinë atje”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E Orgesa Krasniqi, mendon se udhëtimi pa viza për në vendet evropiane do të shërbejë jo vetëm për vizita te familjarët, por edhe për studime e shkëmbime të ndryshme përvojash.

“Po të më jepej mundësia të vizitoja ndonjë vend, do të kisha pasur dëshirë të udhëtoja për një edukim më të mirë dhe për një jetë më të mirë me kushte më të mira. Mendoj që pasi do t’i kisha përfunduar studimet atje, do të isha kthyer për familjen”, ka theksuar Orgesa.

Orjanit Thaçi, nga Komuna e Gjakovës, thotë se njëherë nuk ka në plan të udhëtojë për në vendet evropiane, ndërsa mendon se shumë qytetarë do të ikin me qëllim punësimi.

“100 mijë veta nëse shkojnë, 70 mijë do të kthehen, ndërsa 30 mijë do të rrinë atje dhe ky do të jetë një dëm i madh për Kosovën. Liberalizimi nuk ndryshon asgjë, kushdo mund të vijë që ka dëshirë.  Mendoj që tani do të rriten çmimet e biletave, rriten rrogat.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë, agjencitë e udhëtimeve kanë pranuar se dy muajt e fundit është rritur kërkesa e qytetarëve për të rezervuar bileta udhëtimi për në vendet evropiane. Bojken Beqiri nga njëra nga agjencitë turistike që veprojnë në kryeqytet tha për Radio Kosovën se numri i njerëzve që kanë rezervuar bileta është relativisht i madh, ndërsa pranoi se çmimet e biletave pritet të rriten gjatë muajve të parë të vitit.

“Tani për sezonin e dimrit në prag janë skijimet, ndërsa numri i njerëzve që kanë rezervuar është relativisht i lartë. Për momentin oferta është duke u ngritur, sepse të gjitha kompanitë ajrore ose agjencitë turistike janë duke rritur numrin e fluturimeve dhe numrin e paketave turistike. Po ashtu, edhe kërkesa që do të rritet më shumë sesa oferta, fillimisht mund të ketë rritje të çmimeve në muajin e parë, mirëpo besoj se menjëherë do të ulen dhe do të mbesin çmime të përballueshme për të udhëtuar për në Evropë”, ka theksuar Beqiri.

Ndërkohë Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se nga 1 janari presin një fluks të madh të udhëtimeve. Ajo tha për Radio Kosovën se aeroporti ka bërë të gjitha përgatitjet, ka investuar në infrastrukturë, ku janë duke zgjeruar terminalin e aeroportit, ndërsa janë shtuar edhe katër hyrje e dalje të reja, e gjithashtu është shtuar edhi numri i personelit në aeroport.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, e shikon liberalizimin e vizave si një mundësi të mirë për qytetarët e Kosovës për të kuptuar se si funksionon Evropa në praktikë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj që do të ketë një fluks, por jo në kuptimin negativ. Do të ketë fluks të interesimit se si është të jetosh në Evropë, se si duket Evropa, se si të pranon Evropa, etj. Për sa i përket tregut të punës, shumica e kosovarëve veç kanë gjetur punë në vitet e fundit në Evropë ende pa u liberalizuar vizat, pra, këtë nuk mund ta ndalojmë. Mendoj që aspekti psikologjik dhe i vetëdijesimit do të jetë që kosovarët që do të kthehen në Kosovë do të kenë një qasje tjetër edhe ndaj politikës, edhe ndaj botëkuptimit se si funksionon një shtet normal. Prandaj e shoh si pozitive. Paraprakisht do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës dhe për sektorin privat që gjërat duhet të ndryshojnë dramatikisht, pra të qasjes ndaj fuqisë punëtore dhe ndaj mirëqenies së tyre”, është shprehur Arifi.

Sipas një ankete të realizuar nga SchengenVisaInfo, 62.3 për qind e të anketuarve, kanë thënë se nuk mendojnë të zhvendosen në vendet e BE-së, krahasuar me 37.7 për qind që duan të largohen një ditë nga Kosova. Për sa u përket atyre që planifikojnë të largohen nga Kosova, shtysa kryesore lidhet me punësimin, 74.5 për qind dhe turizmin 53.2 për qind. Gjermania, Zvicra dhe Franca janë destinacionet kryesore për të anketuarit. Në një artikull të fundit nga SchengenVisaInfo, ekspertët për këtë çështje, si dhe pronarët e bizneseve, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë dhe t’i përmirësojnë kushtet e punës për punonjësit, pasi ata mund të rrezikojnë ta humbasin fuqinë punëtore pas liberalizimit të vizave që do të fillojë në janar të vitit 2024.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po vazhdon fushatën për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:aeroporti i prishtinesBeKosovaretlajme të miraLiberalizimi i viazvetop4tophome2Vizat

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova dhe Austria me program për bashkëpunim kulturor për vitet 2024 – 2027
Artikulli i ardhshëm Mbi 100 objekte, në Arbëri dhe lagje tjera, kyçen për herë të parë në Termokos

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?