Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të KQZ-së, afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.
“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”, thuhet në njoftim.
KQZ tutje njofton se ID aktuale, të lëshuara nga KQZ dhe që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor 2025, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025./RTK/Katror.info











