Emri i OpenAI bëri xhiron në internet në ditët e fundit pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale quajtur ChatGPT, i cili mahniti botën me atë çfarë është i aftë të bën.
Një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, OpenAI është kompani e themeluar në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh ku përfshiheshin themeluesi i Y Cominator Sam Altman dhe themeluesi i Tesla Elon Musk synimin për të promovuar zhvillimin e sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit.
Që prej 2018-ës, pjesë e OpenAI u bë Mira Murati, shqiptarja e cila vjen nga qyteti i Vlorës dhe në maj të atij viti u emërua në pozitën e CTO duke mbikëqyrur operacionet teknologjike të kompanisë.
35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Thyer në Dartmouth të Masaçusets në SHBA në fushën e Inxhinierisë Mekanike.
Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.
Rrugëtimi i saj në OpenAI filloi si Zëvendës-Presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si Zëvendës-Presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.
Në Maj të të vitit 2022 ajo u emërua si CTO e OpenAI. Gjatë një interviste për gazetarin Amerikan Trevor Noah në Daily Show, Mira foli për të ardhmen ku inteligjenca artificiale do të kishte një rol më të madh në jetën e njeriut.
E pyetur nëse inteligjenca artificiale do të zinte vendet tona të punës, ajo tha: “Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja.”/Katror.info