Vrima e Ozonit në Polin e Jugut është zvogëluar për 700.000 milje, madhësi kjo e përafërt me territorin e Teksasit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
NASA është shprehur se vrima arriti një sipërfaqe mesatare prej 8.9 milionë milje katrorë nga 7 Shtatori – 13 Tetor, pak më e vogël se sa 8.99 milionë vitin e shkuar. Vëzhgimet satelitore përcaktuan se më 5 Tetor, përmasat arritën në 10.2 milionë milje katrorë, por tashmë është kthyer në ritmin e zvogëlimit.

Zvogëlimi i është atribuuar Protokollit të Montrealit, një traktat i vendosur 35 vite më parë që ndalon emetimin e kimikateve të dëmshme për ozonin, të njohur si CFC (klorofluorokarbone) që përdoren në spërkatës aerosolë.
Shtresa e ozonit që ndodhet në stratosferë mbron Tokën nga rrezet ultravjollcë të diellit, por prania e kësaj të çare mundëson mbërritjen e tyre./Katror.info