Nëse je prej njerëzve që i pëlqen nji mëngjes kampionësh, i mbushun me vlera ushqyese, vitamina, proteina e yndryna t’shnetshme, atëherë ti mundesh me i nisë ditët me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjese t’shijshme e t’shndetshme e me i shoqnu me smoothien me karrotë e banane për ekstra shije dhe ushqyeshmëri.
Smoothie me karrotë dhe banane asht nji prej kombinimeve ma t’lehta e ma t’mira për smoothie, sepse krejt çka t’nevojitet janë 2 minuta dhe 3 përbërës. Plus, kjo recetë asht tanësisht vegane e i përshtatet edhe atyre që kanë intolerancë ndaj laktozës dhe nuk përdorin qumësht.
PËRBËRËSIT:
1 e 1/2 karrotë (e prerë)
1 banane
1 gotë lang portokalli (100% pa sheqer)
HAPI 1:
Shto karrotën, bananen dhe langun e portokallit n’blender.
HAPI 2:
Bluji përbërësit deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve.
E pasi që jemi te smoothie-t dhe pijet e shnetshme, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me kumbulla e tërrshanë, e cila njejtë sikurse smoothie me karrotë e banane, shijon shumë, asht ushqyese dhe përgatitet n’dakik. Ndërkaq për nji ditë super-energjike, smoothie me gjalpë kikiriku e banane asht kombinimi që s’ban me t’ikë pa e provu.Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria