Olimpistja shqiptare Luiza Gega ka fituar maratonën e Prishtinës të mbajtur të dielën.
Gega triumfoi në garën 42 kilometra me kohë 2:35:07 orë, duke vendosur rekord kombëtar.
Gega, kampione olimpike në 3000 metra me pengesa, garoi në “Paris 2024” në këtë disiplinë, por nuk arriti në finale.
Në konkurrencën e meshkujve vendet e para i zunë atletë nga Kenia.
Keniani Rono fitues i gjysmëmaratonës së Prishtinës
Keniani Kennedy Kipkemoi Rono ka fituar garën e gjysmëmaratonës (vrapim 21 kilometra) në Prishtinë të dielën.
Rono vrapoi shtegun për 1:04 orë, ndërsa i dyti në cak arriti Bethwel Kiprono Chem]eno me kohë 1:05.01 orë.
Sot po mbahet edicioni i 23-të i maratonës dhe gjysmëmaratonës “Prishtina 2024”.
Garat u mbajtën në disiplina 2-kilometërshe, 5 km, 10 km, 21 km dhe maratonë 42 kilometra e 195 metra.