katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
    12 hours ago
    Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit
    12 hours ago
    Të rinjtë e Kosovës fuqizohen për udhëheqje dhe pjesëmarrje në qeverisje
    18 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
    8 hours ago
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
    10 hours ago
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
    11 hours ago
    Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    15 hours ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    15 hours ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    19 hours ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    16 hours ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ferma diellore më e madhe në botë do të furnizojë me energji tre milionë shtëpi në Australi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Ferma diellore më e madhe në botë do të furnizojë me energji tre milionë shtëpi në Australi

Last updated: 22/09/2024 4:27 PM
127 Shikime
Shpërndaje
Ferme solare

Qeveria australiane ka bërë një hap të madh drejt shndërrimit në një lider në energjinë e rinovueshme duke miratuar një projekt të ri industrial diellor në territorin verior.

Projekti industrial diellor, i cili po promovohet si “stacioni diellor më i madh në botë”, do të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar me energji tre milionë familje. Sipas ministres australiane të Mjedisit, Tanya Plibersek, projekti do të përfshijë panele diellore, bateri dhe përfundimisht një kabllo që lidh Australinë dhe Singaporin me qëllim të eksportimit të energjisë së tepërt.

“Ky projekt i madh është pjesë e infrastrukturës që përcakton një brez. Ai do të jetë stacioni diellor më i madh në botë, duke shpallur Australinë si një lider botëror në energjinë “e gjelbër”, tha ajo.

Mundesh me e lexu edhe…

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

Projekti Australia-Asia Power Link zë një sipërfaqe prej 12 mijë hektarësh dhe do të vendoset në territorin verior australian me diell. Ai do të instalohet nga kompania e energjisë së rinovueshme SunCable dhe projekti financohet nga milioneri Mike Cannon-Brookes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania SunCable thekson se nga projekti do të përfitojë ekonomikisht territori verior në vlerën mbi 20 miliardë dollarë dhe se do të krijojë 6800 vende pune direkte dhe indirekte në vit gjatë periudhës së ndërtimit, ndërsa numri maksimal i të punësuarve do të jetë 14300. Ky numër llogaritet në bazë të periudhës së ndërtimit dhe 35 viteve të para të funksionimit.

Projekti i fermës diellore ndodhet midis Elliot dhe Tennant Creek, dhe leja përfshin një kabllo nënujore në buzë të ujërave australiane dhe një linjë transmetimi 800 kilometra për në Darvin. Gjithashtu, miratimi përfshin udhëzime strikte për mbrojtjen e mjedisit.

Projekti do të gjenerojë 4 GW energji elektrike në orë për përdorim shtëpiak, ndërsa 2 GW të mbetura do të dërgohen përmes një kablloje nënujore në Singapor, duke plotësuar rreth 15 për qind të nevojave të qytetit. Rreth 40 GW do të ruhen në bateri. Dorëzimi i energjisë elektrike pritet në vitin 2030, përcjell Telegrafi..

Megjithëse australianët janë ndër adoptuesit më entuziastë të paneleve diellore shtëpiake, qeveritë ende hezitojnë të angazhohen plotësisht për energjinë e rinovueshme.

Në vitin 2022, burimet e rinovueshme të energjisë përbënin 32 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike në Australi, ndërsa qymyri dominonte me 47 për qind. Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të qymyrit dhe gazit në botë, por një sërë fatkeqësish natyrore si përmbytjet dhe zjarret kanë bërë që qeveria e re t’i drejtohet burimeve më të gjelbra të energjisë. Në dy vjet u nisën 55 projekte të energjisë së rinovueshme, të cilat mjaftojnë për të furnizuar me energji gati 7 milionë shtëpi./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
TAGGED:Australienergjienergji dielloreLajme te miratop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Luiza Gega fituese e maratonës në Prishtinë
Artikulli i ardhshëm Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!

25 Shikime
Lajme të mira

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

49 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?