Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve (me dashuri ose moskujdes) deri te viti i tyre i dytë ndikon direkt në zhvillimin e trurit të tyre dhe funksionimin në moshën e rritur

Sa do të zhvillohet truri i fëmijës varet nga ajo se sa kujdeset nëna për fëmijën dhe sa shumë kujdes dhe dashuri i kushton, ka konstatuar studimi i Universitetit amerikan Washington, përcjell Telegrafi.
Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.

Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që e merr fëmija, ka vërtetuar studimi.
Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia e ndierjes së dhembshurisë dhe prirja kriminale dhe varësia nga drogat, shkruan The Huffington Post. /Katror.info
Përgatiti:
