Me një video të shkurtër të TikTok, Metallica u dha fansave të tyre një teaser të këngës së tyre të re nga albumi i tyre i ardhshëm ’72 Seasons’, duke i ftuar ata të bëjnë duet me ta në platformë.
Klipi instrumental prej 80 sekondash deri më tani është publikuar në tre video, ku secili anëtar i grupit ka bërë një duet me klipin fillestar.
I pari përfshin vetëm Lars Urlich në bateri, tjetri përfshin edhe basistin Robert Trujillo, dhe i fundit përfshin vokalistin e Metallica, James Hetfield./Katror.info