Zendaya, një nga yjet në rritje të Hollivudit, ka pushtuar sërish titujt, dhe këtë herë për rrogën e saj të lartë në serialin hit të HBO Max “Euphoria”.
Sipas gazetarit Matthew Belloni, Zendaya sapo ka mbyllur një rinegocim për pagën në HBO Max, e tashmë do të fitojë mbi 1 milion dollarë për episod.
Lajmi nuk është befasi, pasi performanca e 26-vjeçares në serial është vlerësuar si nga kritikët ashtu edhe nga publiku. Ajo luan personazhin e Rue, një adoleshente e trazuar që lufton me varësinë dhe problemet e shëndetit mendor.
Portretizimi që ajo i ka bërë rolit dhe ka fituar vlerësimin e saj nga kritikët, duke përfshirë një çmim Emmy.
Pavarësisht se ndan ekranin me aktorë të tjerë të talentuar si Hunter Shafer dhe Jacob Elordi, Zendaya vazhdon të spikasë dhe të udhëheqë kastin e aktorëve.
Ajo është bërë një nga aktoret më të paguara në Hollywood, përkrah emrave të tillë si Kevin Costner, John Krasinski, Harrison Ford, Michael Keaton dhe Helen Mirren./Katror.info