Një prej simboleve kulturore të Mitrovicës po rikthehet në vendin e vet. Artisti mitrovicas e profesori universitar, Alban Muja iu është përvishur punës për të rindërtuar veprën e njohur “Punë, art dhe dije”.
Në rrjetin social facebook ai ka shpërndarë skicën dhe procesin e punës për këtë vepër, që origjinali i saj ka qëndruar në qendër të Mitrovicës për shtatë dekada.

Si përfaqësim për jetën kulturore, poetike e pasuritë e Trepçës, vepra ishte zhdukur në vitin 2010 në rrethana që ende s’dihen.

Ndërkaq tash vjen versioni i ri i saj më 9 korrik në orën 19:00 përgjatë edicionit të katërt të “Autostrada Biennale”.
Artistët e tjerë nga Mitrovica që sivjet marrin pjesë në biennalen ndërkombëtare që rrugëton në disa qytete të Kosovës janë edhe Rena Rädle & Vladan Jeremić. /Katror.info