Sonte shfaqja “Sober” ka reprizën e fundit për muajin qershor. Rrëfimi nën regjinë e Butrint Pashës në kuadër të qendrës “Artpolis” trajton një temë tejet të ndjeshme.
Me personazhe që i lidh jeta në rehabilitim mjekësor, ajo shpërfaq dy anët e njeriut: të dukshmen e të padukshmën. Krejt këtë e bën duke e luftuar varësinë ndaj drogës e varësive alkoolike.
Përveç rrëfimit i cili bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, shfaqja ka arritur të jetë e suksesshme falë edhe origjinalitetit skenik. Duke u shfaqur në hapësirat e Dispanzerit afër QKMF-së, përveç që e bën mesazhin edhe më të fuqishëm, ajo shënohet si shfaqja e parë që mbahet në këtë hapësirë.
Aktorët të cilët luajnë janë Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Shpëtim Selmani, Blerina Gubetini, Altin Vraniqi, Edlir Gashi, Zana Berisha, Kumrije Hoxha, Blend Sadiku.
Shfaqja “Sober” jipet sonte duke filluar nga ora 20:00, ndërkaq premierën e kishte në dhjetorin e vitit të kaluar. / Katror.info