Tashmë në institucionet shtetërore nuk e kanë shansin vetem të rinjtë vendas të bëjnë punë vullnetare, por edhe ata që vijnë nga diaspora. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar thirrjen për vullnetarët nga diaspora të cilët janë nga mosha 18 deri 24 vjeçe për t’u angazhuar në institucionet kulturore e sportive.
“Qëllimi është të njoftohet diaspora me fushëveprimet e MKRS-së dhe njëkohësisht të përfitojnë institucionet dhe organizatat nga idetë, energjia dhe njohuritë gjuhësore dhe digjitale të të rinjve kosovar në diasporë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Institucionet kulturore ku mund të angazhohen vullnetarët janë:
- Galeria Kombëtare e Kosovës (art);
- Muzeu i Kosovës (histori dhe trashëgimi);
- Qendra Kinematografike e Kosovës (film);
- Parku arkeologjik Ulpiana (arkeologji);
- Filharmonia e Kosovës (muzikë);
6. Baleti Kombëtar i Kosovës (vallëzim), etj
Ndërkaq ato të sportit e të tjera janë:
- Komiteti Olimpik i Kosovës;
- Komiteti Paraolimpik i Kosovës;
- YMCA Kosova;
- Artpolis;
- Ipko Foundation;
- Federata e Basketbollit, etj.

Vlera monetare që e kompenzon punën vullnetare për këta të rinj do të jetë 50 euro për mbulueshmëri të shpenzimeve javore, ndërkaq angazhimi duhet të përfundoj deri në dhjetor të këtij viti.
Për detaje të tjera rreth thirrjes, gjeni të bashkangjitur linkun: https://shorturl.at/eBJLY / Katror.info