Filmi Dokumentar “Sparks of Light” i cili rrëfen historinë motivuese të kryeprotagonistit me aftësi të kufizuara, Fahri Krasniqi ka arritur të triumfojë në Bullgari.
Rrëfimi nën regjinë e Burim Halitit e producentes Ganimete Sava ka arritur të marrë çmimin “Producentja më e mirë për filmat dokumentar”, e cila jipet në kategorinë ndërkombëtare në Festivalin “Golden FEMI Film Festival”.
Historia e Fahri Krasniqi ka mposhtur të tjerët në festivalin me 2828 filma nga 122 vende të Botës.
Kryepersonazhi i filmit është model për triumf pavarësisht vështirësive të jetës. Në vitin 1988, Krasniqi pëson një aksident prej ku edhe ka pasoja trupore prej nga atëherë. Pamundësia për t’u shkolluar e punuar nuk e kishin ndalur. Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës kishte gjetur forma alternative të mbijetesës, të cilat edhe e kanë bërë që të jetë frymëzim për filmin. Ai me një mënyrë tejet të veçantë të punës, nis profesionin e zdrukthtarit dhe gdhend në dru tash e një kohë vepra të ndryshme artistike.
Dokumentari premierën vendore e ka pasur në festivalin “Art without limit” në vitin 2021, ku për dy edicione të këtij festivalit, trofetë janë ndarë me material druri të punuara nga vet Krasniqi. Një rrugëtim tjetër vendor e kishte pasur në edicionin e kaluar të “DokuFest”. / Katror.info