katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    19 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mos i hidhni gjethet e rëna – thesari natyral që shumica nuk ia dinë vlerën
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Mos i hidhni gjethet e rëna – thesari natyral që shumica nuk ia dinë vlerën

Last updated: 20/10/2025 12:13 PM
84 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Mos i hidhni gjethet e rëna – thesari natyral që shumica nuk ia dinë vlerën


Një truk i thjeshtë dhe 100% natyral që kursen para, ndihmon kopshtin dhe planetin – fillon nga gjethet në oborr

Fshesat dhe qeset plot me gjethe për shumëkënd kanë qenë prej vitesh sinonim i pastrimit vjeshtor të oborrit. Por, ndërsa koncepti i kopshtarisë ekologjike po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, gjithnjë e më shumë njerëz po e vënë në pikëpyetje këtë zakon.

Arsyeja është e thjeshtë: gjethet ushqejnë tokën, mbrojnë pllenuesit dhe organizmat e dobishëm, si dhe ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Megjithatë, shumë pronarë kopshtesh kanë frikë se gjethet mund të dëmtojnë barin, të tërheqin insekte të dëmshme ose të krijojnë pamje të çrregullt. Ekspertët thonë se kjo nuk duhet të ndodhë – nëse lihet në mënyrë të menduar, gjethet mund të jenë të dobishme si për natyrën, ashtu edhe për estetikën e kopshtit, shkruan Real Simple.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Sot, sipas të dhënave të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), çdo vit rreth 10 milionë ton mbetje kopshti përfundojnë në deponi, ku gjatë dekompozimit prodhojnë metan – një gaz që ndikon fuqishëm në ndryshimet klimatike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fakt, gjethet janë thelbësore për shëndetin e kopshtit. “Ato veprojnë si një mulç natyral falas: pengojnë barërat e këqija, ruajnë lagështinë, mbrojnë rrënjët e bimëve dhe rikthejnë lëndët ushqyese në tokë gjatë dekompozimit”, shpjegon Mary Phillips nga National Wildlife Federation.

Përveç kësaj, në to kalojnë dimrin shumë insekte të dobishme. “Në gjethet e rëna e kalojnë vitin e parë të jetës larvat e xixëllonjave, ndërsa aty shpesh fshihen edhe foletë e fluturave”, shton L. Be Laskowski-Sholar, arkitekte peizazhi e specializuar në dizajn të qëndrueshëm.

Gjethet e tilla janë gjithashtu burim i rëndësishëm ushqimi për zogjtë, që gjatë dimrit kërkojnë ushqim në tokë, transmeton Telegrafi.

Si t’i mbani gjethet, pa e humbur pamjen e rregullt të oborrit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zgjidhja më natyrale dhe më e thjeshtë, sipas ekspertëve, është t’i lini gjethet aty ku bien. “Kjo është mënyra më e mirë për të mbështetur pllenuesit e egër dhe për të ruajtur ekosistemin”, thekson Mary Phillips.

Por, është e kuptueshme që jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Nëse keni frikë se gjethet do ta mbytin barin, mjafton t’i lini në një shtresë të hollë. “Një shtresë e hollë do të ushqejë tokën dhe do të shpërbëhet deri në pranverë, por shtresat e trasha, sidomos në vende të lagështa, mund të dëmtojnë barin”, shpjegon Krista De Cooke.

Në vend që t’i copëtoni me kosë, merrini dhe shpërndajini në shtretërit me lule ose rreth pemëve, ato veprojnë si mulç natyral që mbron bimët nga të ftohtit. “Bimët do ta shpërthejnë lehtësisht atë shtresë kur të vijë pranvera”, shton De Cooke.

Arkitektja e peizazhit Laskowski-Sholar rekomandon edhe vendosjen e një gardhi ose bordure të thjeshtë rreth pemëve, për t’i dhënë pamje të rregullt “rrethit të gjetheve” dhe për të treguar se ato janë vendosur me qëllim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse keni më shumë gjethe, mund t’i grumbulloni në tufa të veçanta. Në disa kopshte të qëndrueshme janë bërë të njohura të ashtuquajturat “gardhe të vdekura”, struktura prej degësh e shkopinjsh që shërbejnë edhe si depo për gjethe.

“Përdorni gurë ose trungje druri për të përcaktuar kufijtë, në mënyrë që tufat të duken të planifikuara, jo të shpërfillura”, këshillon De Cooke. Gjatë dimrit, gjethet do të dekompozohen në mënyrë natyrale dhe do të kthehen në tokë të përsosur për mbjellje në pranverë.

Megjithatë, kujdes: mos i lini gjethet në shtigje, në hyrje ose pranë shtëpisë, që të mos krijohet lagështi dhe të mos tërhiqen termitët. Në zonat ku ka rriqna ose minj, mbajini shtigjet të pastra.

Kur është koha më e mirë për t’i shpërndarë gjethet

Më mirë filloni herët gjatë vjeshtës, para se të grumbullohen shumë dhe para se insektet të fillojnë të strehohen në to. “Shumë insekte fillojnë të futen në shtresat e gjetheve sapo temperaturat bien nën 10°C. Pas kësaj, çdo lëvizje mund të prishë procesin e tyre të dimërimit”, shpjegon De Cooke.

Në pranverë, kur temperaturat rriten, prisni pak përpara se t’i zhvendosni ose t’i kompostoni tufat e gjetheve. “Më e mira është t’i lini derisa insektet të fillojnë të dalin, sepse pikërisht ato do ta ndihmojnë kopshtin tuaj të lulëzojë sërish”, përfundon Phillips. /Telegrafi/Katror.info

TAGGED:gjethetkopshtithesar natyraltop4vjeshta

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çfarë ndodhi me bizhuteritë e kurorës në Musée du Louvre?
Artikulli i ardhshëm Pse vjeshta po bëhet simbol i trendit të ri të mirëqenies?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?